in

25 prill 2012. PD me imigrantët në nder të vlerave të demokracisë

Në orën 09.30 të të mërkurës, 25 prill 2012, Forumi i Imigracionit i Partisë Demokratike u jep takim të ndalesën Colosseo të metropolitanës në Romë, të gjithë imigrantëve që dëshirojnë të festojnë festën e Çlirimit të Italisë

Romë, 24 prill 2012 – Forumi i Imigracionit i Partisë Demokratike (italiane) do të jetë i pranishëm në manifestimin e të mërkurës të promovuar nga ANPI (Associazione Nazionale Partigiani d’Italia) me rastin e 25 prillit, festës së Çlirimit.

“Do të jemi në manifestim për të nënvizuar parimin e një qytetarie të re, që duhet të shkojë përtej të drejtës së gjakut. Duhet të bazohet në bashkëndarjen e përditshmërisë dhe të sistemit të vlerave të Kushtetutës”. Kështu pohon Marco Pacciotti, koordinator i Forumit të Imigracionit të PD-së.

“Bashkë me përfaaqësues të komuniteteve të huaja rezidente në Itali dhe të shoqatave aktive në fushën e të drejtave shoqërore dhe civile të imigrantëve do të marrim pjesë në festimet në nder të vlerave të Rezistencës, që mundësuan fitoren mbi nazi-fashizmin dhe ndërtimin e demokracisë në Itali. Kushte këto të domosdoshme për të ndërtuar sot një bashkëjetesë qytetare në një shoqëri të hapur dhe me shumë zëra, në të cilën ndryshimet të jenë pasurim dhe jo arsye ndarjeje” përfundon ai.

Në manifestim do të jenë të pranishëm edhe një grup shqiptarësh, aktivistë të forumit e mbështetës të tij.

Aksident rrugor në Treviso. Humb jetën 41 vjeçari Kamberi

Amnesty International: “Myslimanët e Europës diskriminohen”