in

Me krizën politike mbeten pezull normat mbi imigracionin

Legjislatura mund të mbyllet para kohe, mbeten në letër të gjitha projektligjet që nuk kanë përfunduar ndërkohë rrugëtimin e tyre parlamentar

Kriza e qeverisë ua bën të pasigurt të ardhmen disa masave mbi imigracionin që kanë nisur rrugëtimin e tyre por që nuk kanë hyrë ende në fuqi.

Pa një shumicë që t’i miratojë ato në Parlament, do të mbetet vetëm në letër projektligji i miratuar nga qeveria në fillim të nëntorit. Ai u beson Komunave përtëritjen e lejeve të qëndrimit dhe parashikon riatdhesimin me forcë të qytetarëve komunitarë që nuk plotësojnë kriteret për të qëndruar në Itali.

Ka mbetur pezull edhe marrëveshja e integrimit, që detyron imigrantët të arrijnë disa objektiva si njohja e gjuhës italiane, për të mund të qëndruar  në Itali. Marrëveshja prej disa muajsh pret vlerësimin e përfaqësuesve të Krahinave, provincave dhe të komunave. Por ata duan të shohin më parë fondet e vëna në dispozicion për ta realizuar.

Ka humbur gjurmët edhe taksa e re mbi lejet e qëndrimit, për të cilën qeveria nuk ka vendosur ende as rregullat as tarifën.

E janë të paktë, veçanërisht mes imigrantëve,  ata që mendojnë se duhet nxituar.

Ke pirë shumë? Mund ta shohësh që pa dalë nga lokali

Çmim ndёrkombëtar për poetin Çezarin Toma