in

Caserta. Qëllon mbi të panjohur që i hyjnë në shtëpi. Vdes hajduti

Një tjetër rast kronike që po përcjellin këto orë mediat italiane ka për protagonist një shqiptar të vrarë nga i zoti i shtëpisë ku kish hyrë për të vjedhur.

Ngjarja e fundit ka ndodhur natën e shkuar në Villa Literno të Casertas. Tre vetë kanë hyrë në një vilë për të vjedhur, i zoti i shtëpisë i ka pikasur, ka qëlluar e ka vrarë njërin prej tyre. Dy të tjerët e kanë lënë të vdekurin në derë të spitalit të Aversas, kanë djegur makinën me të cilën udhëtonin e janë zhdukur pa lënë gjurmë.

Nga shenjat e gishtërinjve është mësuar se viktima – për të cilin mjekët nuk mundën të bënin asgjë – është shqiptar 40 vjeç, por deri tani nuk është bërë i ditur identiteti i tij.

I menjëhershëm reagimi i Salvinit, kryetarit të Legës, në Facebook, për të cilin nuk janë të nevojshme hetimet ndaj të zotit të shtëpisë sepse e vrau për vetëmbrojtje. “Më vjen keq për të vdekurin – shkruan Salvini – por deri në njëfarë pike…”.

 

Shtetësia për bijtë e imigrantëve. Gjithçka shtyhet pas Pashkëve

Bruksel. Atentat terrorist në zemër të Evropës