in

Gjiri i Bramit, një nga bukuritë e panjohura të bregdetit shqiptar

Një nga bukuritë e pazbuluara të bregdetit jugor të Shqipërisë është dhe gjiri i Gramit, i cili ndodhet në zonën e Karaburunit, mes Vlorës dhe Dhërmiut.

Thuajse 30 minuta me skaf nga Dhërmiu, Gjiri nuk ka mundësi qasjeje nga toka.

Deti është e vetmja rrugë për të arritur aty. Gjiri është mjaft i mbrojtur dhe ka një zgjatim në formë bishti që lejon ankorimin e anijeve në furtunë dhe i mbron ato nga stuhia.

E veçanta e tij është se për afro 2500 vjet ka shërbyer për të strehuar anije dhe marinar të ndryshëm në kërcënimin e stuhisë.

Sot, në shkëmbin në anë të tij, mund të gjesh shënime nga më të lashtat, deri tek më të rejat, që janë bërë në vite nga marinarë që janë strehuar aty për t’i shpëtuar tërbimit të detit. Mbishkrimet janë në disa gjuhë, që nga latinishtja e greqishtja e deri tek anglishtja, italishtja, frëngjishtja dhe gjuhët arabe.

Gjiri ka qenë i mbyllur për publikun në vitet e komunizmit sepse ishte zonë ushtarake. Deti është i jashtëzakonshëm, i pastër dhe në thellësi mund të dallohen objekte antike.

Për shumë vetë, ai mbetet gjiri më i bukur në Shqipëri dhe çdo njeri duhet ta vizitojë patjetër një herë në guidat e tija turistike të planifikuara. Aty zakonisht shkojnë të rinj dhe aventurierë të sporteve të ujit. (sipas ATSh-së)

 

Shqipëria shpreh solidaritet me Belgjikën dhe me qytetarët e Brukselit

Nga Papa e Obama te Putin e Assad. Reagimet pas sulmeve terroriste në Bruksel