Një studim i Dhomës së Tregtisë së Milanos nxjerr në dritë që pa imigrantët në 8 krahina italiane ndërmarrjet e mbyllura do të kishin kapërcyer ato të rejat. Ndërmarrjet e lindura në vitet 2000 janë 455 mijë, prej të cilave rreth 285 mijë mbajnë firmën e një jokomunitari
Të huajt vjedhin punën? Përkundrazi krijojnë vende të reja pune. E thotë një studim i Dhomës së Tregtisë së Milanos që nxjerr në dukje se në dhjetë vietët e fundit ekonomia italiane do të kishte qenë më e varfër në numër sipërmarrjesh e për rrjedhojë edhe në vende pune, në prodhimin e brendshëm bruto. Pa të huajt do të kishte 285 mijë ndërmarrje private më pak, apo e thënë ndryshe, sot do të mungonin 2 çdo 3 ndërrmarje private të reja ende aktive të hapura nga viti 2000 deri më 2010 (janë gjithsej 455 mijë).
Në këto dhjetë vjet ndërrmarrjet private të kontrolluara nga të huaj janë rritur me 200%, kundrejt një rritjeje mesatare prej 9,4% që zbret në 3,6% po të konsiderohen vetëm ato me titullarë italianë. Madje në tetë krahina numri i ndërmarrjeve do të kish zbritur: p.sh., Piemonte që sot regjistron një rritje prej 6,4% në dhjetë vjet, do të kish pësuar zbritje me 0,1%; Emilia Roagna nga +5,5%, pa ndërmarrjet e të huajve do të kishte 1,4% ndërmarrje më pak. E si këto duhet të flënderojnë sipërmarrësit e lindur jashtë Italisë edhe Liguria, Basilicata, Sicilia, Marche-t, Puglia dhe Veneto. Në nivel provincash, të njëjtën gjë duhet të bëjnë plot 26, si Bologna, Bari, Arezzo, Ravenna, Prato, Savona, Ancona etj.
Ndër 20 provincat me përqindje më të madhe të sipërmarrjeve të të huajve, e para renditet Prato, ku çdo pesë ndërmarrje private, një ka për titullar një të huaj. Pasojnë provinca të rëndësishme si Roma me 12,4% në vend të dytë, Firenze në vend të tretë (10%), Torino në të tetin me 8,3% apo edhe Milano në vend të 15° me 7,7%. Në vlera absolute, Milano është qyteti i parë për numër ndërmarrjesh private të të huajve me rreth 40 mijë, e pasuar nga Roma me rreth 36 mijë dhe Torino me mëse 21 mijë.
Sektorët që më shumë përfitojnë nga sipërmarrjet e të huajve janë ndërtimi që pa imigrantët do të ish rritur me 26,2%, ndërsa falë tyre ka pasur rritje prej 42% dhe tregtia që është rritur me 5,2% por që pa sipërmarrësit imigrantë do të ishte tkurrur më 2,2%.