in

Lega: “Karta e identitetit të zgjasë sa leja e qëndrimit”

Ky është propozimi i deputetit legist Dussin, duke harruar që u nxihet jeta imigrantëve por edhe u shtohet puna komunave dhe kuesturave

Romë, 23 maj 2011 – Nuk është gjë e re që Lega përpiqet prej vitesh, duke ia arritur shpesh më së miri, t’u ndërlikojë jetën imigrantëve. Por gjetja e fundir rrezikon të gjunjëzojë edhe kuesturat dhe komunat. Madje, veçanërisht në veri, Padanian e saj, shtetasit e huaj janë më të shumtë.

Deputeti legist Luciano Dussin ka paraqitur një projektligj kushtuar “vlefshmërisë së kartës së identitetit” dhe “regjistrimit të të huajve në zyrat e Gjendjes civile”. Objektivi? Që “kohëzgjatja e vlefshmërisë së kartës së identitetit të jetë pazgjidhshmërisht e lidhur me atë të lejes së qëndrimit”.  

E lehtë të imagjinohet presioni që do të kishin zyrat e Gjendjes civile, me më shumë njerëz e radhë përpara sporteleve, po të mbahet parasysh që lejet e qëndrimit përtërihen edhe çdo një apo dy vjet. Ndërkaq kuesturave do t’u binte një barrë tejet e madhe nga qielli. Edhe kështu janë të mbytura nga praktikat e përtëritjes së dokumenteve, lëre të mendosh sikur t’u duhet të lëshojnë edhe dokumente që të dëshmojnë se i huaji është “në pritje të lejeqëndrimit”, me pasojën groteske që duke u marrë me certifikimin e vonimit të përtëritjes, ta vonojnë atë edhe më shumë.

Po legisti Calderoli ç’mendim ka? Është ministër për Thjeshtëzimin.

Elvio Pasca
 

Universitet në Itali. Nisin pararegjistrimet për të huajt

Prokuroria belge i përkushton një sallë Ina Ramës