in

Istat: “Popullsia rritet vetëm falë imigrantëve”

Rritja prej 0,5%, vetëm për shkak të ardhjeve nga jashtë. Të dhënat demografike të bilancit kombëtar

Romë, 26 maj 2011 – Rritet me 286.114 vetë popullsia italiane, por vetëm falë emigrantëve me banim në vend. Është ky rezultati i bilancit kombëtar demografik i Istat kushtuar analizës i dedikuar për analizën e popullsisë me banim në Itali, që nga lindshmëria dhe vdekshmëria, tek migrimet, familjet dhe bashkëjetesat, për vitin 2010.

Në fund të vitit 2010, në Italia banorët ishin 60.626.442, ndër ta 29.413.274 meshkuj dhe 31.213.168 femra, me një rritje prej 286.114 vetësh e barabartë me një rritje prej 0,5%, “fryt vetëm i migrimit nga jashtë vendit” theksohet në raportin e Istat. Në fakt, llogaritja e rritjes së popullsisë është bërë duke shqyrtuar bilancin negativ të lëvizjes natyrore me një rënie prej 25.544 personash dhe bilancin pozitiv të migrimit që paraqet një rritje prej 380.085 vetash.

Në veçanti, përqindja e të huajve në Itali është  7,5% në vitin 2010 në krahasim me 7,0% në vitin 2009. Ndikimi më i lartë në përqindje në mesataren kombëtare është në verilindje me 10.3%, në veri-perëndim me 9,9% dhe 9,6% në Qendrën, ndërsa bie në mënyrë të konsiderueshme e në Jugun e vendit e në Jugun e vendit ku është 1% dhe 2,7% në ishujt.

Gjatë vitit 2010, kanë lindur 561.944 fëmijë, 6.913 më pak se një vit më parë; kanë vdekur 587.488 njerëz, 4.175 më pak në krahasim me 2009. Prandaj bilanci negativ i lëvizjes natyrale të popullsisë është 25.544 vetë. “Është  kulmi negativ i dekadës së fundit – thekson Istat – pas atij të regjistruar në 2003, kur vdekshmëria arriti shifra të larta për shkak të të nxehtit të verës”.

Në kontrast me bilancin  negativ natyror janë ende shtatë rajone italiane: Campania, Puglia, Lazio, Trentino-Alto Adige, Veneto, Lombardi dhe Sicili.

Në Itali vërehet një rritje të konsiderueshme e fëmijëve të huaj (me prindërit të dy të huaj) mes atyre të lindur në Itali, që shkon me të njëjtin ritëm të shtimit të të  huajve që jetojnë në vend në periudhën 2000-2010: gjatë këtij dhjetëvjeçari në fakt kjo shifër është pothuajse trefishuar, duke kaluar nga 4,8% në 13,9%, rritje në vlera absolute nga më  pak se tridhjetë mijë në vitin 2000 në rreth tetëdhjetë mijë në vitin 2010.

Brenda një viti ka rënë nga 1,33 në 1,29 treguesi i fertilitetit për gratë italiane. “Nuk  mund të përjashtohet – vëren Istat – që kriza ekonomike ka sjellë një ndikim negativ në lindshmërinë, ashtu siç mund të ketë ndodhur për pakësimin e njëkohshëm të martesave” Lindshmëria në Itali është rreth 9,3 për mijë, vlera më e ulët e regjistruar në dhjetëvjeçarin e fundit. Treguesi i vdekshmërisë është 9,7 për mijë.

Shkarko Bilancin demografik Istat 2010. Popullsia rezidente, lindshmëria, vdekshmëria, migrimi, familjet dhe bashkëjetesat

PosteMobile{br}Celulari i ri që shkruan edhe në shqip

Famullitari i arrestuar. Akuzohet edhe për abuzim me një të mitur shqiptar