in

Imigrantët gay, sfida e dyfishtë e integrimit

Arratisen nga homofobia e vendeve të tyre, por e gjejnë shpesh këtu në komunitet apo familje. E bashkimi me partnerin është një vështirësi e madhe. .Biseduam për këtë me George Dell’Amico, referenti kombëtar për imigracionin i Arcigay

Romë, 30 qershor 2011 – Flitet shumë rrallë për emigrantët homoseksualë. Një pakicë brenda pakicës, burra dhe gra që kanë nevoja të veçanta për njohjen dhe mbrojtjen e të drejtave; betejën e integrimit ata e luftojnë pashmangshmërisht të dyfishtë.

Të nisemi nga një llogaritje e thjeshtë, por që ka vlerë treguese. Nëse Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se çdo njëzet persona, njëri është homoseksual, sloganet e paradës Europride i japin zë 250.000 emigrantëve. “Megjithatë, homoseksualiteti mbetet një tabu në shumë komunitete, nga afrikano-veriorët tek  kinezët,  nga subsaharianët tek rumunët. Ata arrijnë deri aty sa të mohojnë ekzistencën e tyre, shpesh flasin si për një problem italian” rrëfen për Stranieriinitalia.it Giorgio Dell’Amico, referenti kombëtar për imigracionin i Arcigay. 

Homofobia mund të kthehet në një rrezik vdekjeprurës. Në shtatëdhjetë e katër vende të botës homoseksualiteti konsiderohet krim dhe homoseksualët rrezikojnë dënime, tortura, madje edhe dënimin me vdekje. Këtyre u shtohen  diskriminimet dhe persekutimet e përditshme në vendet ku nuk ka një ndalimi zyrtar për të jetuar lirisht seksualitetin e tyre.

“Shumë të vijnë në Itali vetëm për t’iu larguar këtyre situatave dhe gjithnjë e më shpesh atyre u jepet një formë mbrojtjeje, që nga lejet e qëndrimit për arsye  humanitare deri tek njohja e statusit të refugjatit. Në këtë drejtim- vazhdon eksperti – Italia po bën  përparime të mëdha, por ka ende shumë për t’u bërë, për të informuar ata që arrijnë këtu mbi  mundësinë për të kërkuar azil dhe për t’i mbrojtur që në qendrat strehimit të parë”.

Arcigay ka dy degë për emigrantët në Milano dhe Verona (një tjetër do të hapet në Sicili në shtator). Gjithashtu është aktivizuar një adresë e-mail migra[at]arcigay.it, për të marrë informacione dhe për të kërkuar ndihmë. Kanale që nuk i shërbejnë vetëm atyre që kanë ikur nga persekutimet në atdhe, por edhe për ata që kanë të bëjnë me burokracinë e emigracionit për të cilën homoseksualiteti nuk ekziston.

“Një problem i madh është tërheqja e partnerëve në Itali, për arsye të mosnjohjes së çifteve de facto. Edhe kur martesat homoseksuale janë të njohura në vendet e origjinës është shumë e vështirë që të ketë një bashkim familjar. Njoh shtetas argjentinas që në atdhe janë të martuar dhe që për t’u bashkuar në Itali iu është dashur të përdorin flukset, me një punësim të rremë si bashkëpunëtor shtëpiak”, rrëfen Dell’Amico. 

Një tjetër problem, që do të behët gjithnjë e më i madh me kalimin e viteve, është ai brezave të  dyta. Janë  rritur me modele perëndimore në familje ku mbizotërojnë modelet kulturore të vendeve të origjinës; për shumë prej tyre deklarimi i homoseksualitetit do të thotë humbje e familjes.

“Ne kemi raste të rinjsh që kanë ikur nga prindërit sepse kanë dashur t’i detyrojnë të martohen me zor. Të tjerë janë dëbuar nga shtëpitë sapo kanë shfaqur homoseksualitetin e tyre. Kjo është një sfidë e vështirë, shoqatat tona – pranon Dell’Amico – e kanë të vështirë të hyjnë në komunitete dhe në  familje, duhet një veprimtari kulturore më spektër të gjerë “. Me fjalë të tjera, duhet të ndërhyjë shteti, fjala është për integrimin.
Përgjegjësi për emigracionin i Arcigay nuk ka iluzione të mëdha. “Më duket se çështje dhe ndërhyrje të këtij lloji nuk janë në rendtë ditës për qeverinë aktuale. Megjithatë, ashtu siç i kërkojmë atyre që vijnë në Itali të njohin për shembull, barazinë mes burrave dhe grave, ashtu duhet t’i edukojmë që të respektojnë të drejtat homoseksualëve, qofshin gay, lesbike, biseksualë dhe apo transeksualë. Qofshin ata emigrantë apo  italianë”

Elvio Pasca

Vicenza. Digjet rëndë në punë Ilir Keci

Sipërmarrësit e vitit sipas MoneyGram Award: Poulaga dhe të tjerët