in

Sanatoria 2009. Gjykata: “U diskriminuan mijëra imigrantë”

Kështu ka pohuar gjykata e Milanos, seksioni i punës, që ka pranuar kërkesën ankimore të  Cgil, Cisl dhe Uil  të Milanos, Naga, Apn, Arci, Komunitetit Nuova Onlus, dhe të një punonjësi tunizian kundër ministrisë së Brendshme dhe Prefekturës së Milanos

Romë 18 korrik 2011 – Pengimi i mijëra të huajve që të përfitonin nga sanatoria sepse më parë kishin qenë përgjegjës për veprën penale të mosrespektimit të një urdhër dëbimi të lëshuar nga Kuestori (vepër penale e anuluar nga Gjykata Europiane e Drejtësisë sepse shkel të drejtat e njeriut), përbën diskriminim të rëndë.

E ka pohuar gjykata e Milanos, seksioni i Punës, që ka pranuar kërkesën ankimore të  Cgil, Cisl dhe Uil  të Milanos, Naga, Apn, Arci, Komunitetit Nuova Onlus, dhe të një punonjësi tunizian kundër ministrisë së Brendshme dhe Prefekturës së Milanos.

Sipas gjykatësit, lexohet në një lajmërim të sindikatave “sjellja e Ministrisë është diskriminuese sepse i ndalon të huajit të gëzojë një kusht barazie për të cilin e kishte të drejtën […]. Refuzimi i pranimit të legalizimit një të huaji që e ka këtë të drejtë është njësoj sikur të huajit t’i mohohej e drejta për të përfituar të mira që i takojnë në bazë të parimit të barazisë”.

“Përmbyllet kështu, me dënimin për diskriminim, historia e ndërlikuar që detyroi ministrinë e Brendshme të dorëzohet fillimisht përpara Gjykatës së Drejtësisë, më pas përpara Këshillit të shtetit dhe tani edhe përpara gjykatësit të Punës: një konfirmim i ri i faktit që disa zgjedhje të qeverisë mbi çështje të imigracionit janë të gabuara dhe shkelin të drejtat. Sipas Gjykatës, pasojë e sjelljes diskriminuese mund të jetë edhe e drejta e punonjësit për të kërkuar dëmshpërblim, që do t’i takojë nëse i huaji është i aftë të tregojë që ka humbur punën apo që nuk ka arritur të gjejë një tjetër për shkak të sjelljes diskriminuese të Ministrisë”. 

Dhunë seksuale në familje. Arrestohet një 37vjeçar

Cgil: “Fitohet kauza e bashkimeve familjare”