in

Pasaporta të reja në Milano, por jo në Romë

Në Konsullatën e përgjithshme të Milanos shpërndahen pasaportat për të cilat është aplikuar deri më 22 korrik. Ndërsa, sipas faqes internet të Ambasadës sonë, nga 20 korriku, në Romë nuk ka mbërritur asnjë pasaportë e re

Romë, 9 gusht 2011 – Konsullata e përgjithshme e Shqipërisë në Milano, lajmëron në faqen e saj të internetit se të  gjithë qytetarët shqiptarë që kanë aplikuar për dokumentet pranë kësaj konsullate nga 28 prilli deri më 22 korrik, mund të paraqiten pranë saj për t’i tërhequr. Natyrisht, nëse nuk e kanë bërë deri më sot.

Sipas lajmërimit on-line të Konsullatës, tërheqja bëhet nga ora 12:00 deri në orën 14:00, nga e hëna në të premte, duke paraqitur faturën e aplikimit dhe një dokument identifikimi. Nëse pasaporta mund të tërhiqet edhe nga një familjar (me faturën e aplikimi), kush ka paraqitur kërkesë edhe për letërnjoftimin elektronik, duhet të paraqitet personalisht në konsullatë.

Për informacione të ndryshme mund të kontaktoni përmes numrit të celularit +39.3920686139 apo te konsultoni sitin zyrtar të konsullatës së Milanos.

Ndërsa zyra konsullore e Ambasadës shqiptare në Romë nga 20 korriku nuk ka përditësuar më listën e pasaporta të gatshme, çka do të thotë se aty mund të tërhiqen dokumentet për të cilat është aplikuar deri në ditët e para të korrikut.

Duket se vonesat në tërheqjen e dokumenteve të gatshme nga Ambasada po përsëriten, gjë që po kushtëzon udhëtimet e shumë shqiptarëve në këtë periudhë pushimesh.

Këtu, nën këtë artikull japim sërish listën e pasaportave të gatshme të arritura në Ambasadë deri më 20 korrik. Kush gjen emrin në listë e nuk e ka tërhequr ende pasaportën biometrike dhe letërnjoftim elektronik, mund të paraqitet pranë Ambasadës së Shqipërisë në Romë për t’i tërhequr ato në oraret 13:00 – 15:00 nga e hëna deri të premten.

Për tërheqjen duhet të paraqiten me një dokument identiteti me foto dhe me faturën e aplikimit.

Tërheqja e letërnjoftimit bëhet vetëm në praninë e personit që ka aplikuar, ndërsa për fëmijët pasaporta mund të tërhiqet edhe nga prindi, pa praninë e fëmijës duke pasur me vete një dokument që vërteton lidhjen familjare me fëmijën.

Para se të shkohet në Ambasadë është mirë të pyetet në numrin e celularit të vënë në dispozicion për informacione (0039)342.364.0798 apo të konsultohen faqet internet ku botohet lista e pasaportave të gatshme.

Lista e plotë e pasaportave të gatshme (përditësimi i fundit është i datës 20 korrik) për t’u tërhequr në zyrën konsullore pranë Ambasadës shqiptare në Romë

 

8 gusht 1991 – 8 gusht 2011. 20 vjetori i eksodit në mediat italiane

Imigrantët do të shpëtojnë pensionet në Itali