in

Acquaformosa, komuna e shpëtuar nga imigrantët

Komuna me më pak se njëmijë banorë rrezikonte të eliminohej dhe të bashkohej me një tjetër aty pranë. Mbërritja e refugjatëve shpëton fshatin dhe shkollën

Romë, 29 gusht 2011 – Ka nga ata që i konsiderojnë përgjegjës për papunësinë apo kriminalitetin, të tjerë që duan t-u vënë taksë mbi kursimet e tyre, të tjerë akoma që duan të mos i lënë të futen. Por ka edhe të tjerë që tek të huajt gjejnë shpëtim. Si banorët e Acuaformosas, një fshat i vogël në Kalabri. Që rrezikonte të zhdukej si njësi administrative për rënien e vazhdueshme demografike, për shkak të të cilës sot ka më pak se njëmijë banorë.

Sipas normës së re të manovrës financiare, fshatrat me më pak se njëmijë banorë duhet të bashkohen me një tjetër ngjitur. Dhe ky do të ishte fati i Acquaformosas sikur kryetari i komunës  tre vjet më parë të mos kishte përkrahur projektin Sprar, falë të cilit i ka ofruar rezidencën disa familjeve refugjatësh.

Shërbimi për Mbrojtjen e kërkuesve të Strehimit dhe i Refugjatëve i ministrisë së Brendshme, parashikon në fakt që komunat që shprehin gatishmërinë të marrin familje imigrantësh të cilëve u njihet statusi i refugjatit.

Në këtë mënyrë kryetari i komunës ka marrë katër familje, rreth 30 persona të cilët, siç thekson Corriere della Sera, kanë kontribuuar në riaktivizimin e sistemit shoqëror dhe ekonomik të fshatit kalabrez.

Sipas fjalëve të kryetarit, ardhja e të huajve ka sjellë jo vetëm punë për operatorët socialë që merren me mikpritjen por edhe nxënës të rinj, plot 16, dhe me regjistrimin e tyre në shkollë është fashitur edhe rreziku i mbylljes së strukturës didaktike pikërisht për mungesë nxënësish.

Në fshatin e vogël ku sot ka 1.191 banorë (ISTAT, mars 2011), të moshuarit mbi 60 vjeç përbëjnë rreth 40% të popullsisë, numri i vdekjeve është më i lartë se ai i lindjeve, shpresohet që falë familjeve të reja të imigrantëve kjo prirje të mund të ndryshojë shpejt.

Ma.Io

Erjon Bogdani akoma pa klub

Të huajt në Muzeun historik kombëtar. Interes për arkeologjinë