in

Përdhunim në rrugën Catania-Gela

Viktima, një e re shqiptare, që denoncon menjëherë ngjarjen. Kapet agresori, një 23 vjeçar nga Caltagirone

Romë, 29 gusht 2011 – Karabinerët e Palagonias në provincën e Catanias kanë arrestuar një 23 vjeçar (me iniciale T.D.) nga Caltagirone, i padënuar më parë. Akuzohet për përdhunim, lëndime, dhe tentativë vjedhjeje të një 22 vjeçareje shqiptare. I riu ka takuar vajzën në rrugën kombëtare 417 Catania-Gela e ka përdhunuar dhe është përpjekur t’i marrë çantën duke e qëlluar me grushte e shkelma.

Shqiptarja 22 vjeçare është dërguar menjëherë në spital të Caltagirones ku është konstatuar që shërohet për tetë ditë, dhe ka denoncuar ngjarjen te karabinierët. Menjëherë më pas  T.D. është kapur dhe është mbyllur në burgun e të njëjtit qytet në dispozicion të autoriteteve te drejtësisë.

Të huajt në Muzeun historik kombëtar. Interes për arkeologjinë

G99: “Emigrantët duhet të votojnë në zgjedhjet e vitit 2013”