in

Flukset. Përpilohen kërkesat e punësimit për punonjësit sezonalë dhe ata të formuar në vendlindje

Gjithçka bëhet online, në portalin internet të ministrisë së Brendshme. Pasi përpilohen modulet duhen shpëtuar, për t’i nisur pas botimit të dekretit të flukseve në Gazetën Zyrtare

Romë, 23 mars 2012 – Dekreti i flukseve sezonale i nënshkruar ditë më parë nga kryeministri Monti autorizon hyrjen në Itali të 35 mijë punonjësve sezonalë dhe të 4 mijë punonjësve jo sezonalë që kanë marrë formim profesional në atdhe. Punëdhënësit duhet të presin që teksti të arrijë në Gazetën Zyrtare për të nisur kërkesat e punësimit, por ndërkohë mund të përgatisin kërkesat e tyre.

Të gjithë atyre që vendosin ta bëjnë vetë, pa ndihmën e shoqatave të kategorisë apo të konsulentëve të punës, u nevojitet vetëm një kompjuter i lidhur me internetin për t’u futur në sitin nullaostalavoro.interno.it. Pasi të regjistrohen, duhet të fusin adresën e tyre e-mail dhe fjalëkalimin dhe të hyjnë në zonën e rezervuar, dhe pastaj të klikojnë në “Richiesta Moduli” (kërkesa e moduleve).

Për sezonalët përdoret moduli C “Richiesta di nulla osta al lavoro subordinato stagionale”(Kërkesë autorizimi për punë të varur sezonale), për punonjësit që kanë marrë formim në atdhe përdoret moduli BPS “Richiesta nominativa di nulla osta al lavoro subordinato ai sensi degli articoli 22 e 23 del D.Lgs. 25.07.1998, n. 286 e art. 30 D.P.R. n.394/99 e successive modifiche e integrazioni, riservata all’assunzione di lavoratori inseriti nei progetti speciali” (që në shqip do të thotë “kërkesë emërore autorizimi për punë të varur sipas nenit 22 dhe 23 të dekretit legjislativ nr. 286 të 25 korrikut 1998 dhe nenit 30 të Dekretit të Presidentit të Republikës 394/99 dhe modifikimeve dhe integrimeve të mëpasshme, rezervuar punësimit të punonjësve të përfshirë në projektet speciale). Moduli i zgjedhur përpilohet online në të gjitha fushat dhe faqet e tij, dhe më pas duhet shtypur butoni “Salva” (Shpëto).

Nga ai çast nuk duhet bërë tjetër veçse të pritet botimi i dekretit të flukseve në Gazetën Zyrtare. Në fakt, nga ora 8.00 e të nesërmes së botimit duhet hyrë sërish në nullaostalavoro.interno.it duke përdorur të njëjtën adresë e-mail dhe fjalëkalim, duhet shkuar në seksionin “Domande” (Kërkesa) dhe të niset kërkesa e përpiluar më parë.

Lexo edhe: Flukset. U hapet rruga 35 mijë punonjësve sezonalë dhe 4 mijë personave me formim në atdhe

Fuori dal Cie Andrea e Senad, “stranieri” nati e cresciuti in Italia

Katër i Radës. Scanderbeg di Parma incontra il giornalista Leogrande