in

Aksidenti në Himarë, një nga ngjarjet më të rënda e viteve të fundit

Si pasojë e daljes nga rruga dhe rënies në një humnere e një autobusi me 33 studente të Universitetit “Aleksandër Xhuvani’ te Elbasanit, kanë humbur jetën 12 persona, ndërsa janë plagosur shume te tjerë.

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e sotme në afërsi të Himarës, vendin e quajtur qafa e Vishes, ku  një autobus me targë El 2274 B, me drejtues shtetasin Pëllumb Çela, vjeç 55, me të cilin po udhëtonin disa studentë të universitetit “Aleksandër Xhuvani” ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga dhe rënies në një humnere e një autobusi me 33 studente të Universitetit “Aleksandër Xhuvani’ te Elbasanit, kanë humbur jetën 12 persona, ndërsa janë plagosur shume te tjerë.

Ky aksident, nga më të rëndët në vendin tonë,  ndodhi sot  rreth orës 16.15,  në aksin rrugor Vlorë-Himarë, në vendin e quajtur Qafa e Vishës. Sipas Policisë së Shtetit, autobusi me targë El 2274 B, me drejtues shtetasin Pëllumb Çela, 55 vjeç, me të cilin po udhëtonin disa studentë të universitetit “Aleksandër Xhuvani” ka dalë nga rruga, duke rënë në humnerë, nga një lartesi prej rreth 80 metrash.

Drejt vendngjarjes janë nisur  menjëherë  forca të shumta të Policisë së Shtetit,  Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë, të Repartit Delta Force dhe të Njësisë Rajonale të Policisë Rrugore për të dhënë ndihmën e nevojshme dhe për të menaxhuar situatën. 

Për  të transportuar të dëmtuarit drejt qendrave spitalore janë dërguar helikopterë të Policisë së Shtetit, Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe të Ministrisë së Mbrojtjes. Po ashtu, në vendngjarje janë dërguar dhe ambulancat e Vlorës, Himarës, Sarandës, ndërsa janë krijuar grupe të posaçme me ekipe mjekësh.

Në gatishmëri të plotë janë venë spitali ushtarak dhe qendra spitalore Nene Tereza’ në Tiranë. 

Nga policia  rrugore janë marre masa  për mbajtjen hapur të akseve rrugore për dhënien e ndihmës së shpejtë te të plagosurve.

Në mbështetje të strukturave shtetërore, strukturave të pushtetit lokal t angazhuara ne këtë operacion, dhanë edhe banorë nga zonat përreth, të cilët ndihmuan për shpëtimin e të plagosurve nga aksidenti i rende.

Të dëmtuarit janë transportuar  drejt ambienteve spitalore ne Himarë,  Vlorë,  e më tej në Tiranë. 

Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor nën kryesimin e Prokurorisë së Përgjithshme, në përbërje të të cilit janë ekspertë kriminalistë, të policisë rrugore, si dhe të Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Vlorë kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

Aktualisht, strukturat e shtetit janë angazhuar në shpëtimin e jetëve të të plagosurve, të cilët janë sjellë në Tiranë për trajtim mjekësor të specializuar.

Krerët e shtetit kanë shprehur dhimbjen për këtë fatkeqësi, dhe solidaritet familjeve që kanë humbur fëmijët e tyre. Aktualisht, nga strukturat e shtetit e gjithë vemendja është përqendruar ne dhënien e ndihmës së nevojshme mjekësore të dëmtuarve nga aksidenti i rëndë.     

Studentet e përfshirë në këtë aksident tragjik mësohet se ishin në një udhëtim turistik në jug të vendit.

Përshtatshmëria e vendbanimit nuk vetëcertifikohet. E domosdoshme certifikata

Aksidenti në Himarë – Forcat e Armatosura angazhohen maksimalisht