in

Presidenti i ri. Tërhiqet Zaganjori: “Opozita nuk ka besim tek unë”

Në një intervistë televizive pasditen e sotme Xhezair Zaganjori njoftoi se nuk është më kandidat për në raundin e katërt që do të mbahet të hënën

Tiranë, 8 qershor 2012 – Kandidati i përzgjedhur nga maxhoranca për postin e Presidentit të ri të Republikës, Xhezair Zaganjori është tërhequr nga gara duke mos pranuar të jetë kandidat për në raundin e katërt, i cili do të mbahet të hënën në ora 10:00. “Për mua ka rëndësi fakti që opozita nuk ka besim tek unë dhe do të paragjykohet çdo vendimmarrje e imja, në një kohë që Shqipëria përballet me sfida të jashtëzakonshmesi reforma zgjedhore, zgjedhjet e vitit që vjen, reforma në drejtësi që duhet të bëhet, çështja e pranimit të Shqipërisë për të fituar statusin e vendit kandidat e me radhë. Në këto kushte paragjykimi, unë deklaroj me bindje të plota dhe jam i sigurt që analistët do të thonë se ka pasur presione, ka patur takime.Nuk më vjen keq për asgjë, unë falënderoj ata që më propozuan, do të uroja që ky proces të mbyllej dhe të zgjidhej një kandidat i përshtatshëm”, tha Zaganjori.

Ai u shpreh se vendimin nuk e ka komunikuar me asnjeri para se ta bënte publik në media, pasi ai nuk ishte një kandidat zyrtar. Në nisje të garës presidenciale në Kuvend më 30 maj, maxhoranca propozoi kandidaturën e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese Xhezair Zaganjori, por pa e depozituar zyrtarisht në komisionin e Ligjeve, ndërkohë që opozita u shpreh kundër saj, duke e konsideruar kandidaturë të njëanshme nga ana e shumicës.

Në debatin parlamentar mbi shtetësinë ndërhyn edhe një vogëlush me prindër nga Briri i Afrikës

Italia që arreston në Shqipëri