in

Shqiptarët blejnë shtëpi të vogla ose i marrin me qira

Edhe pse çmimet e apartamenteve kanë rënë mesatarisht me 20%, në Tiranë këtë periudhë, kërkesa për blerje është në kuota shumë të ulëta. Blihen banesa të vogla me çmime 40.000-70 000 euro, kryesisht në zonat e periferisë që kanë edhe infrastrukturë të rregulluar

Tiranë, 25 qershor 2012 – Shqiptarët nuk rrezikojnë me shpenzimin e parave për banesa të shtrenjta, por zgjedhin të blejnë më shumë apartamente të vogla se sa apartamente më të mëdha e më të mira në zonat rezidenciale. 3-mujori i parë karakterizohet gjithashtu edhe nga një rritje me rreth 10 % të kërkesës për qira, krahasuar me gjysmën e parë të 2011-tës.

Rritja e kërkesave për pasuri të paluajtshme në tregun imobiliar vazhdon të pësojë ndryshime në funksion të pritshmërisë së konsumatorëve, gjendjes së tyre ekonomike dhe kontekstit të përgjithshëm social-ekonomik që karakterizon vendin. Ndryshe nga tregu i shitblerjes është në rritje kërkesa për banesa me qira, që sipas sektorit imobiliar ky trend vijon i qëndrueshëm që nga viti 2000. 

Sipas agjentëve imobiliarë, kërkesat për shitblerje të apartamenteve të mëdha janë ulur me rreth 10%, ndërsa blihen banesa të vogla me çmime 40.000-70 000 euro, kryesisht në zonat e periferisë që kanë edhe infrastrukturë të rregulluar. Edhe pse çmimet e apartamenteve kanë rënë me 20% në varësi të zonave, në Tiranë këtë periudhë, kërkesa për blerje është në kuota shumë të ulëta.

Ndërtuesit gjykojnë se struktura e tregut të ndërtimit ka ndryshuar pasi është ulur niveli i blerjeve të banesave nga emigrantët, ndërsa nga sistemi bankar nuk jep shenja lehtësimi në dhënien e kredive për shtëpi. 

Tirana paraqitet më keq me volumin e shitjes së banesave edhe pse ka numrin më të madh të tyre në shitje, ndërsa blerjet janë rritur në qytetet e tjera për çmimet më të ulëta që kanë.
Statistikat e INSTAT-it për një treg pozitiv të ndërtimit në 2011 sipas ndërtuesve lidhet me rritjen e shitjeve në rrethe dhe jo në Tiranë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë ulje të nivelit të kredive për shtëpi dhe në 3-mujorin e parë, miratimi i kredive të qytetarëve për të blerë shtëpi shënoi rënien prej 21.4% .

Legalizimi i ndërtimeve me hipotekë ka ndikuar në rritjen e shitblerjes së banesave, kryesisht për apartamentet e vogla. Sipas agjencive imobiliare në Tiranë, shitjet në 3-mujorin e parë 2012 u rrit 50 % më shumë nga e njëjta periudhë e 2011-tës. (ATSh)

Aksident rrugor në A1. Vdes një 27 vjeçare shqiptare dhe dy pleq sicilianë

Euro 2012. Italia në gjysmëfinale (video penallti)