in

Pasaportat biometrike. Asgjësohen të prodhuarat gjatë 2011-tës që nuk janë tërhequr

Shkatërrohen rreth 20 mijë letërnjoftime elektronike dhe pasaporta biometrike të patërhequra

Tiranë, 27 dhjetor 2013 – Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile bën të ditur se janë nxjerrë jashtë përdorimit përmes asgjësimit, të gjitha dokumentet e identifikimit – letërnjoftime elektronike dhe pasaporta biometrike – të prodhuara në vitin 2011, por të patërhequra nga titullarët. Dhe nuk janë pak, por rreth 20 mijë. Në fakt, rezultojnë 18.682 letërnjoftime elektronike dhe 695 pasaporta biometrike të prodhuara gjatë vitit 2011 që, për arsye nga më të ndryshmet, nuk janë tërhequr më nga të interesuarit. Të gjitha janë asgjësuar e të gjithë shqiptarët që janë akoma të interesuar për ato dokumente duhet të paraqesin kërkesë nga e para, duke paguar sërish tarifën.

Zyrat e aplikimit për pasaporta e letërnjoftime në Shqipëri, të mbyllura më 31 dhjetor

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar gjithashtu të gjithë të interesuarit për t’u pajisur me letërnjoftim elektronik apo pasaportë biometrike se më 31 dhjetor 2013 Zyrat e Aplikimit pranë Njësive të Pushtetit Vendor do të qëndrojnë mbyllur. Atë ditë nuk do të kryhet as shpërndarja e dokumentave të identitetit të prodhuara deri atë ditë, pranë Komisariateve të Policisë. Shkak për këtë ndërprerje është procesi vjetor i mirëmbajtjes dhe inventarizimit të sistemit, nga kompania Aleat sh.p.k, që prodhon dokumentet identifikues.

Shqiptari i Italisë

(Ndiqni ShqiptariiItalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Vjehrra dhe mullixhinjtë

La Questura twitta: “Sistemare lo sgabuzzino? Come sgomberare un campo nomadi”