in

Dekreti i flukseve. Kërkesat për konvertimet e lejeve të qëndrimit deri më 30 shtator

Shtyhet afati i paraqitjeve të kërkesave për konvertime pasi ka akoma kuota të lira. Po kështu edhe për punonjësit e formuar jashtë Italisë për të cilët dekreti i flukseve vë në dispozicion 100 kuota.

Romë, 30 mars 2022 – Prej dy javësh është mbyllur thuajse për të gjithë mundësia për të aplikuar për një kuotë nga dekreti i flukseve për të sjellë në Itali të huaj për punë të varur, sezonale e të pavarur. Vetëm për 100 kuotat e vëna në dispozicion për të sjellë në Itali punonjës të huaj josezonalë që kanë përfunduar programe formimi dhe shkollimi në vendlindje sipas nenit 23 të tekstit unik për imigracionin punëdhënësve u është shtyrë afati i paraqitjes së kërkesës deri më 30 shtator 2022.

Edhe për 7.000 kuotat e vëna në dispozion për konvertime lejeqëndrimesh të ndryshme në lejeqëndrime për motive pune (të varur apo të pavarur), të huajve u jepet kohë deri më 30 shtator 2022 për të paraqitur kërkesë.

Për këto dy kategori numri i kërkesave të paraqitura është shumë më i ulët se ai  i kuotave të vëna në dispozicion ndaj qeverria ka vendosur edhe shtyrjen e afatit përtej 17 marsit siç shpjegon një qarkore e përbashkët e ministrisë së Brendshme, të Punës dhe asaj të Bujqësisë.

Më saktësisht, në qarkore thuhet se më 17 mars 2022 rezultojnë të kërkuara vetëm 45% e 7.000 kuotave të rezervuara për konvertimet e lejeqëndrimeve. Thuhet gjithashtu se ka shumë të lira edhe nga 100 kuotat e rezervuara për punonjës të huaj josezonalë që kanë përfunduar programe formimi dhe shkollimi në vendlindje sipas nenit 23 të tekstit unik për imigracionin.

Edhe për këto dy kategori mënyra e aplikimit mbetet e zakonshmja: online përmes portalit të ministrisë së Brendshme në https://nullaostalavoro.dlci.interno.it/.

Kujtojmë që, përsa u përket konvertimeve, me dekretin e flukseve 2021/2022, autorizohet konvertimi në leje qëndrimi për punë të varur i:
– 4.400  lejeqëndrimeve për punë sezonale;
– 2.000 lejeqëndrimeve për studime, praktikë pune dhe/ose formim profesional;
– 200 lejeqëndrimeve BE për qëndrues afatgjatë të lëshuar nga vende të tjera europiane.
Parashikohet gjithashtu edhe konvertimi në lejeqëndrim për punë të pavarur i:
– 370 lejeqëndrimeve për studime, praktikë pune dhe/ose formim profesional;
– 30 lejeqëndrimeve BE për qëndrues afatgjatë të lëshuar nga vende të tjera europiane.

Shkarko qarkoren e përbashkët të ministrisë së Brendshme, ministrisë së Punës dhe asaj të Bujqësisë “Shtyrje afati për aplikimin për disa lloje kuotash të parashikuara nga D.P.C.M. i 21 dhjetorit 2021”

Mbi të njëjtën temë lexo edhe:

Flukset 2022. Vetëm pak ditë akoma për paraqitjen e kërkesave

Roland Sejko si aggiudica il Nastro d’Argento