in

Droga, biznes familjar. Arrestohen atë e bir

Karabinierët të veshur si punonjës të Enel-it kanë hyrë në shtëpinë e familjes Demirxhiu ku kanë sekuestruar 60 gramë kokainë dhe kanë arrestuar babain Sherif dhe djalin Armand

Romë, 19 shtator 2012 – Karabinierët e Teramos u kanë vënë prangat Sherif Demirxhiut, 44 vjeç, dhe të birit Armand, 19 vjeç, për mbajtje dhe shitje lëndësh narkotike, në rrethana rënduese për shkak se kanë përfshirë në këtë “biznes familjar” edhe vajzën 12-vjeçare që kishte për detyrë të fshihte kokainën që kishin në shtëpi. Sherifi, punëtor krahu më shumë pa punë se me punë, i njohur edhe më parë nga forcat e rendit, i biri i papunë por me fedinë penale të pastër.

Karabinierët, që ishin në dijeni të një vajtje-ardhje të droguarish në shtëpi të familjes Demirxhiu, janë veshur si punonjës të Enel-it dhe me justifikimin e një problemi elektrik janë futur në apartament dhe kanë nisur menjëherë kontrollimin. Sipas tyre, Sherifi i ka thënë diçka në shqip të bijës 12 vjeçe.

E bija ka shkuar në dhomë të të atit dhe ka marrë e ka futur diçka në xhep, gjë që nuk u ka shpëtuar karabinierëve. Kur e kanë detyruar të zbrazë xhepat e pantalonave, ajo ka vënë mbi tavolinë rreth 60 gramë kokainë të pastër.

Karabinierët kanë sekuestruar drogën dhe një peshore, kanë arrestuar atë e bir, dhe i kanë sinjalizuar vajzën gjykatës për të miturit.

Sipas tyre droga duhet të jetë sjellë nga Shqipëria. Sherifi e kishte atë një valixhe bashkë me dokumentet e tjera të udhëtimit dhe ishte kthyer nga Shqipëria vetëm pak ditë më parë.

Rreth 800 mijë fëmijë emigrantësh në bankat e shkollave italiane

Asti Rreh e lë të shoqen pa darkë. Arrestohet 30-vjeçari