in

Economist: “Emigrantët po ndryshojnë ekonominë botërore”

“Magjia e Diasporave – Puna e emigrantëve janë një shkëndijë e rrallë në ekonominë botërore. Vendet e pasura duhet t’i mirëpresin ata”. Kështu titullon artikullin që sjell në kopertinë numri i fundit i të përjavshmes angleze Economist. Sot që qëndrimet intolerante ndaj emigrantëve janë në rend të ditës, Economist sugjeron shtetet të konsiderojnë oportunitetin e jashtëzakonshëm ekonomik që përfaqësojnë diasporat

Romë, 22 nëntor 2011 – Shtetet duhet të marrin në konsideratë oportunitetin e jashtëzakonshëm ekonomik që përfaqësojnë diasporat. Reduktimi i kostove të udhëtimeve dhe lehtësia me të cilën, përmes teknologjive të reja, mund të jesh gjithnjë në kontakt me vendlindjen, jo vetëm që kanë nxitur nisjet, por kanë sjellë përforcimin e rrjetit të komunikimit mes komuniteteve të emigrantëve duke u dhënë kështu një shtysë të jashtëzakonshme krijimit të një pasurie të re në vendet perëndimore. E shkruan këtë Economist që i kushton kopertinën e numrit të fundit çështjeve të emigracionit.

 Analiza

Kinezët që jetojnë jashtë Kinës – thekson Economist – Janë më shumë se francezët që jetojnë në Francë. Indianët e shpërndarë në 5 kontinentet janë rreth 22 milionë. Përllogaritet që në mbarë botën ka 215 milionë imigrantë të brezit të parë, rreth 3% e popullsisë.

Edhe pse ajo e migrimeve është dukuri në rritje, ky nuk është çasti më i mirë për të jetuar jashtë atdheut , shkruan Economist. Britania e Madhe po shtrëngon rregullat e kontrollit të pasaportave në kufi, në Shtetet e Bashkuara, Obama nuk arriti të paraqiste një reformë të imigracionit, siç kishte premtuar, ndërsa kandidatët republikanë në primariet për presidentin sugjerojnë të elektrifikojnë kufirin me Meksikën. Në Itali, me Legën e Veriut në qeveri, deri pak ditë më parë, e dimë mirë se si ka shkuar.

Urrejtja ndaj të huajve – shpjegon Economist – bazohet zakonisht mbi dy nocione (të papajtueshme me njëra tjetrën): i pari është i lidhur me kërkesën nga anë e tyre për mbështetje shtetërore (barrë për arkat e shtetit). I dyti ka të bëjë me faktin që të huajt janë të gatshëm të punojnë edhe për më pak para duke ulur kështu rrogat e shtresave më të varfra.

Por nga ana tjetër mund të themi me bindje që nocioni i parë nuk është i vërtetë (në Britaninë e Madhe, për shembull, imigrantët kanë nevojë për më pak përfitime se vetë anglezët), ndërsa i dyti është vshtirë të përcaktohet me saktësi. Disa studime tregojnë që konkurrenca nga imigrantët e pakualifikuar ul rrogat e punonjësve të pakualifikuar në përgjithësi. Por janë të shumtë ata që dyshojnë mbi vërtetësinë e studimeve të tilla.

Përfundimet

Qëndrimet i tolerante ndaj migrimeve nuk janë dukuri e re – shpjegon Economist – madje përsëriten në mënyrë ciklike gjatë krizave ekonomike me rritjen e presionit në kufijtë e vendeve të pasura. Por këtë herë- sugjeron Economit – shtetet duhet të mbajnë në konsideratë oportunitetin e madh ekonomik që përfaqësojnë diasporat.

Një tregtar kinez n Indonezi, për shembull – thuhet në të përjavshmen angleze – nëse sheh që tregu ka nevojë për çadra me çmim të ulët, lajmëron kushëririn e tij në Shenzen që njeh dikë që drejton një fabrikë çadrash. Lidhjet familjare favorizojnë besimin dhe përshpejtojnë kohën për përmbylljen e marrëveshjeve. Ndërsa besimi është faktor themeltar në tregjet e reja ku shteti i të drejtës është ende i dobët. Jo rastësisht sot pjesa më e madhe e investimeve të jashtme kineze kalon përmes rrjetit të lidhjeve të ngritur nga imigrantët.

 

 

 

I jep makinës me patentë shqiptare. Gjobë 5 mijë euro

Napolitano: “Çmenduri t’u mohosh shtetësinë bijve të imigrantëve”