in

Elhaida Dani e Riccardo Cocciante, për dy ditë heronj në Shqipëri


Ceremoni në Shkodër në nder të Elhaidës e Cocciantes

Elhaida Dani dhe Ricardo Cocciante kanë shkuar edhe në Shkodër,  ku vajza mori formimin e saj të parë në muzikë.  Në ceremoninë e organizuar në sheshin përpara Bashkisë, krahas një numri të madh të qytetarëve shkodranë, mësuesve dhe pedagogëve të shkollës së mesme artistike “Prenkë Jakova” ishte edhe Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, si dhe kandidatët e tjerë për deputetë të Partisë Demokratike për Qarkun e Shkodrës.

Dyshja e famshme Dani-Cocciante, patën një ndalesë në hollin Bashkisë së Shkodrës, ku provuan emocione të tjera, si interpretimin e këngës së tyre nga talentet e vegjël shkodranë. Më pas ata u pritën zyrtarisht nga kreu i Bashkisë, Lorenc Luka. “Më lejoni që në emër të të gjithë qytetarëve të Shkodrës t’i uroj Elhaides mirëseardhjen në qytetin e vet dhe t’i drejtoj profesor Cocciantes, një falënderim të veçantë, sepse për jave të tëra ka punuar jo si një artist me Elhaiden, por si një prind dhe unë besoj se ky ishte përkushtimi dhe vlerësimi më i madh që ai i bëri Elhaides”.dhe vlerësoi bashkëqytetaren e tij tashmë të famshme: “Elhaida është në vetvete një talent, është një ndër shumë talentet që Shkodra jep vazhdimisht”.

Në prononcimet e tyre për median, Elhaida dhe maestro i saj Cocciante, u shprehën tejet të emocionuar për pritjen madhështore që iu bë në Shkodër.

 

 

Permesso di soggiorno per studio. Come rinnovarlo?

Unë mësoj shqip – Fëmijët e Scanderbegut të Parmës në festë