in

Emra të ndryshëm për çdo vepër kriminale. Arrestohet shqiptari Kola/Tuçi/Manos

Kërkohej nga prokuroria e Barit si Nikolin Kola, nga ajo e Firences si Bashkim Tuçi, kapet në Lucca, këtë radhë si qiprioti Andreas Manos

Romë, 8 shkurt 2013 – Policia e Komunës së Capannorit (Lucca) ka arrestuar në të gdhirë të 6 shkurtit një të kërkuar nga prokuroritë e Barit dhe të Firences, për trafik droge dhe grabitje.

Një patrullë e kuesturës së Luccas, natën mes të martës e të mërkurës, ka parë t’i vinte përballë një Alfa 146 dhe ka vendosur ta kontrollojë. Ndërsa makina e policisë ka bërë mbrapakthehu për t’iu vënë pas, personi në timon të Alfës në vend që të ndalonte ka rritur shpejtësinë. Në ndjekje të saj janë vënë edhe dy makina të tjera të policisë që gjendeshin në zonë e kanë arritur ta ndalojnë.

Nga një kontroll i parë, shoferi i ndaluar u ka treguar forcave të rendit një patentë qipriote në emër të Andreas Manos, dhe ka pohuar se ishte rezident në Milano. Për makinën u tha se ishte e një miku, të cilit ama nuk i dinte emrin. Një kontroll i mëtejshëm i targës, nxorri në dritë që ajo ishte në emër të një milanezi që deri në vitin 2011 kishte pasur mbi 200 makina në emër të tij e që i ishin sekuestruar.

Në këtë pikë 37-vjeçari “qipriot” është çuar në kuesturë, ku verifikimet e mëtejshme kanë nxjerrë në dritë që në të vërtetë ishte shqiptari Nikolin Kola, i lindur më 27 dhjetor 1975, i kërkuar nga prokuroria e Barit për trafik ndërkombëtar droge nga viti 2009. I njëjti person kish pasur të bënte edhe me prokurorië e Firences, që me emrin Bashkim Tuçi e kish kapur njëherë për një sërë grabitjesh të banesave e më pas e kish lënë të lirë.

Kuestura e Luccas e ka arrestuar dhe ka kërkuar bashkëpunimin e policisë shqiptare për të kuptuar identitetin e vërtetë të shqiptarit e për të verifikuar nëse ka qenë i implikuar edhe në çështje të tjera.

 

Sanatoria. Dhjetëmijë kërkesa pranohen, dhjetëmijë hidhen poshtë

21 janari 2011 nuk ka fajtorë. Ka vetëm të vrarë