Donte të rikuperonte monedhat që kish humbur gjatë lojës në një prej atyre makinetave që shpesh të zë syri në kafene, ndaj edhe e ka parë të udhës ta çmontojë dhe ta marrë në shtëpi.
Ka ndodhur fundjavën e shkuar në Comacchio të provincës së Ferrarës dhe protagonist është shqiptari B.V. 34 vjeç i arrestuar rreth orës 2 të natës duke gdhirë e diel.
Një i punësuar në një sallë lojërash elektronike ka kërkuar ndihmën e karabinierëve sepse një person pasi kish lozur e kish lënë në slot machine të gjitha paratë që kishte me vete, po përpiqej të merrte me vete makinetën sepse siç kishte shpjeguar vetë, dëshironte të rikuperonte paratë e humbura.
Megjithë tentativat e punonjësit për t’i mbushur mendjen klientit të linte videolojën aty ku ishte, ky kish arritur ta nxirrte nga salla.
Karabinierët e mbërritur menjëherë në vendngjarje e gjetën pranë shtëpisë së tij ndërsa po mundohej t’i gjente anën makinetës në mënyrë që të mnxirrte prej saj paratë.
34-vjeçari B.V. është paditur dhe është çuar në kazermë ndërsa videoloja i është kthyer pronarit.
Lexo edhe:
Cologne. Humbet paratë në videopoker, e shkatërron e rreh pronarin e lokalit
Humbet paratë e qirasë në videopoker dhe e shkatërron