in

I ftohti polar përfshin mbarë Shqipërinë

Ministria e Transportit jep situatën e rrugëve në mbrëmje

Ministria e Punëve Publike dhe Transportit me anë të një njoftimi për shtyp bën të ditur situatën e akseve rrugore në vend.

Sipas MPPT, në qarku Berat akset rrugore janë ta kalueshme për mjetet e transportit.
Në Kukës, reshjet e borës kanë pushuar. Situata është e vështirë duke parë intensitetin e erës, e cila bën grumbullimin e borës në shumë segmente duke e bllokuar rrugën menjëherë edhe në vendet që sapo janë pastruar.       

Në autostradën dalje Tuneli-F. Dukagjin-Morinë qarkullohet me zinxhirë. Aksi Kukës-Q.Shllak qarkullohet me zinxhirë.  Kukës-Krumë qarkullohet me zinxhirë. Aksi Kukës-Draj Reç qarkullohet me zinxhirë. Krumë-Q. Prush qarkullohet pa zinxhirë. Aksi Kukës-Topojan qarkullohet me zinxhirë. Topojan-Shishtavec është i bllokuar.

Në Tropojë për momentin kemi probleme thuajse në të gjitha akset për shkak të erës së fortë që e çon borën edhe në vendet e sapo pastruara. Qarkullimi kryhet me shumë vështirësi, me zinxhirë. Aksi Krumë-Bajram Curri deri në Q. Luzhë qarkullohet me zinxhirë, më tej i bllokuar (në Q. Luzhë është mbi 2m borë).  Aksi Fierzë-Q. Morinë qarkullohet me zinxhirë. Q. Morinë-B. Curri-Fierzë qarkullimi kryhet me zinxhirë. Vazhdon puna pa ndërprerje për përmirësimin e qarkullimit. Në rrugën Milot – Kalimash reshjet e borës kanë pushuar, por vazhdon të fryjë erë e fortë. Në segmentin Milot-Rrëshen qarkullimi i mjeteve kryhet pa probleme, në vazhdim Rrëshen-F. Dukagjin (Kalimash) qarkullimi i mjeteve kryhet me zinxhirë (në 80% të rrugës pa zinxhirë dhe pjesa tjetër me zinxhirë). Punohet për përmirësimin e qarkullimit me mjete dhe kripë.

Në Dibër vazhdon të fryjë erë e fortë, furtunë Aksi Ura e Skurajve-Burrel pa zinxhirë; Burrel-Q. Bualli është i kalueshëm vende–vende me zinxhirë. Q. Bualli – Ura e qytetit është i kalueshëm me zinxhirë;  në Bulqizë vazhdojnë stuhitë e borës dhe punohet nga firma kontraktore vazhdimisht për të mbajtur aksin të kalueshëm;  Ura e Qytetit-Ura e Topojanit-Peshkopi është i kalueshëm me zinxhirë.  Aksi rrugor Peshkopi – Muhurr – Q. Draj është i kalueshëm me zinxhirë.  Aksi rrugor Ura e Cerenecit-Stëblevë në segmentin Ura e Cerenecit – Ostren i Vogël është i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,  Ostren i Vogël-Stëblevë është i bllokuar, (trashësia e borës mbi 2m).

Temperaturat vazhdojnë të jenë më të ulëta se dje dhe reshjet e borës me më pak intensitet dhe në zonat e thella, por ka një erë të fortë, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në Shkodër reshjet e borës kanë pushuar, Qafa Laç -Q.Qelë qarkullohet me zinxhirë.
Në aksin Qafa Laç – Koman qarkullohet me zinxhirë.  Malësi e Madhe: Aksi Dedaj-Razëm qarkullohet pa probleme deri në fshatin Vrish, segmenti në vazhdim deri në Razëm qarkullohet me zinxhirë.  Aksi D/Laç-Koman qarkullohet me zinxhirë.

Në rrethin e Pukës ka reshje bore dhe akull në sipërfaqe. Aksi Q. Qelë-Pukë qarkullohet me zinxhirë. F. Arrëz-Q. Mali qarkullohet me zinxhirë, tek gropat e bitumit rruga është bllokuar nga ortekët.  Edhe Q. Mali-Q. Shllak dhe Q. Mali-Fierzë janë bllokuar për shkak të ortekëve. Kryqëzimi Hadroj-Q. Benë qarkullohet me zinxhirë vetëm në 4 km Q. Benë dhe 4 km Kryqëzim Hadroj, në pjesën tjetër qarkullohet pa zinxhirë. Tërhiqet vëmendja e drejtuesve të mjeteve të jenë të pajisur me zinxhirë për shkak të trashësisë së madhe të borës, veç kësaj të jenë të vëmendshëm pasi ekziston mundësia e rënies së ortekëve.

Në qarkun Lezhë: në aksin kryesor në autostradë, në segmentin Rrëshen-Hyrje e Tunelit qarkullimi kryhet me zinxhirë, po punohet për shpërndarjen e kripës.  Në segmentin Rreps-Shpal (lidhja e autostradës me Rrëshen-Qafë Benë) dhe në Qafë Benë qarkullohet me zinxhirë.

Në qarkun Tiranë: Në aksin Tiranë-Q.Krrabë (Km 29) qarkullohet pa probleme.  Në segmentin Trau Dajt-Vilat Qeveritare qarkullohet pa probleme, në vazhdim deri në Q.Mollë qarkullohet me zinxhirë.

Në qarkun Elbasan: aksi Librazhd – Qafë Thanë, i kalueshëm pa zinxhirë, aksi Elbasan – Qafë Krrabë, i kalueshëm, ndërsa aksi Librazhd – Bulqizë është i bllokuar, po punohet për pastrimin e këtij aksi. Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja është normale.

Në Korçë: reshje bore dhe erë e fortë reshjet e reja të dëborës të filluara rreth orës 04:00 të mëngjesit vazhdojnë ende të bien me intensitet më të ulët, por të shoqëruara me erëra të forta. Janë kryer punime kryesisht për pastrimin e dëborës dhe kriposjen në akset rrugore. Trashësia shkon nga 10 cm në 15 cm, me shtrirje në gjithë rajonin e Korçës. Në vendet ku fryn erë e fortë trashësia shkon nga 70 cm në 100 cm.

Segmentet më problematike janë Q. Qarrit në aksin rrugor Korcë-Q. Qarri-Ersekë-Leskovik; segmenti Sovjan – Petrushe në aksin Korcë-Q. Plloce. Në rrugën e Dardhës km10, rruga është e bllokuar, trashësia e dëborës është mbi 1 m.

Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në Q. Plloce – Cangonj, Voskop -Voskopojë. Q. Thanë – Q. Plloce; K/Zemblak-Dogana Gorice; Cangonj-Dogana Kapshtice; Maliq – Lozhan pa zinxhirë.

Po mbahet kontakt i vazhdueshëm me firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve për ndjekjen në vijimësi të situatës e cila parashikohet të vazhdojë me reshje dëbore dhe erë.

Në qarkun Berat: aksi Bogovë – Skrapar kalohet pa zinxhirë, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes. Në të gjitha akset e tjera rrugore të këtij qarku lëvizja është normale.

Në qarkun Gjirokastër: aksi Kakavijë – Gjirokastër – Tepelenë kalohet pa zinxhirë, aksi Tepelenë – Përmet është i kalueshëm pa zinxhirë, aksi Përmet – Çarshovë është i kalueshëm me zinxhirë, aksi Jorgucat – Qafa e Muzinës, i kalueshëm pa zinxhirë. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Vlorë, në segmentin rrugor Vlorë – Llogora, lëvizja e automjeteve kryhet pa zinxhirë dhe po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.
Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja e mjeteve bëhet normalisht pa probleme.

Leggende metropolitane o segnali criptati?

Kosovë, temperaturat arrijnë deri në -22 gradë celsius