Korçë. Humb jetën 63-vjeçari, viktima e katërt në vend nga të ftohtit
Moti i ftohtë që ka përfshirë rajonin juglindor të vendit ka shënuar mbrëmjen e djeshme vdekjen e një 63 vjeçari, duke çuar në katër numrin e viktimave nga temperaturat e ulëta në këtë fillim viti.
Burime nga policia e Korçës bënë të ditur për ATSH-në se, “Ahmet.M, 63 vjeç, banues në fshatin Gjonomadh, punëtor në aksin rrugor Voskop-Voskopojë, u gjet i ngrirë nga dëbora rreth orës 21:00 të së hënës”. Me gjithë ndihmën e dhënë nga një ambulancë e spitalit rajonal të Korçës, që shkoi në vendin e ngjarjes, rreth orës 23.30, 63 vjeçari ndërroi jetë në banesën e tij.