in

Kam kartën e qëndrimit, për sa kohë mund të qëndroj jashtë Italisë?

Kam lejeqëndrimin BE për qëndruesit afatgjatë e jam prej disa muajsh në vendin tim. Sa kohë mund të qëndroj jashtë Italisë pa humbur të drejtën e lejes së qëndrimit?

Titullari i lejes së qëndrimit Be për qëndruesit afatgjatë (e ashtuquajtura kartë qëndrimi) mund të qëndrojë jashtë territorit të Bashkimit Evropian e, për rrjedhojë, jashtë Italisë, për një periudhë të vazhdueshme maksimale prej 12 muajsh. Kjo do të thotë që, nëse qytetari jokomunitar, me leje qëndrimi BE për qëndrues afatgjatë, kthehet në vendin e tij apo sidoqoftë del nga territori i BE-së, mund të qëndrojë atje pa u kthyer deri një vit dhe të ruajë dokumentin e qëndrimit. Por nëse brenda një viti nuk kthehet, humbet të drejtën e dokumentit të qëndrimit.

Në rast se mbajtësi i lejes së qëndrimit BE për qëndruesit afatgjatë shkon në një tjetër vend anëtar të BE-së dhe mungon nga Italia për të paktën 6 vjet, humbet dokumentin e qëndrimit italian. Edhe në rast se i lëshohet një lejeqëndrim BE për qëndrues afatgjatë nga një shtet tjetë anëtar i BE-së, dokumenti italian i qëndrimit i hiqet.

Jo gjithnjë heqja e lejes së qëndrimit BE për qëndruesit afatgjatë shoqërohet me një dekret dëbimi ndaj qytetarit jokomunitar. Në rastet e specifikuara më lart, pra kur e drejta e lejes së qëndrimit BE për qëndruesit afatgjatë bie për shkak të një mungese të zgjatur apo për lëshim të një titulli të barazvlefshm nga një shtet tjetër i BE-së, nëse qytetari jokomunitar plotëson kriteret e parashikuara nga dekreti legjislativ 286/98, atij mund t’i lëshohet një tjetër leje qëndrimi, si për shembull për punë apo për motive familjare.

Kur leja e qëndrimit BE për qëndruesit afatgjatë tërhiqet për një nga shkaqet e mësipërme, qytetari jokomunitar mund ta rifitojë atë po të tregojë se plotëson kriteret e parashikuara nga ligji për lëshimin e të njëjtit tip lejeqëndrimi. Dallimi i vetëm është që duhet të ketë një leje qëndrimi të vlefshme prej të paktën 3 vjetësh dhe jo më 5 vjetësh, sepse tani nuk është më fjalë për lëshimin për herë të parë të dokumentit

Maria Elena Arguello/Stranieriinitalia.it

In italiano su Stranieriinitalia.it: Ho la carta di soggiorno, per quanto tempo posso rimanere fuori dall’Italia?

(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

 

Shtetësia italiane. Lega Renzit: “Kurrë ius soli, as të zbutur”

Cécile Kyenge pronta a rientrare nella squadra di governo?