in

Kledi rrëfehet në Pomeriggio Cinque

Një përshëndetje e veçantë për Kledin gjatë emisionit nga ambasadori Llesh Kola “Unë jam ambasadori i radhës, ti je ambasador i përhershëm”, që falënderon edhe të gjithë shqiptarët që i ngrenë lart imazhin Shqipërisë

Romë, 6 korrik 2011 – Një nga të ftuarit e djeshëm të programit të pasdites së Canale5, Pomeriggio Cinque, edhe balerini shqiptar Kledi Kadiu, i prezantuar nga Barbara D-Urso, për intervistën “Cuore a cuore” si shqiptari më i famshëm në Itali dhe i pritur me duartrokitje të zjarrta nga publiku i pranishëm në sallë. Në një intervistë të gjatë Kledi rrëfen jetën e tij, nga fëmijëria e deri te suksesi i fundit i RAI5, duke kaluar edhe nëpër çaste të rëndësishme të jetës së tij familjare si martesa e para pak ditëve e të motrës “dita më e bukur e jetës”. Natyrisht pa harruar impenjimin e tij në fushën sociale, me UNICEF.

E gjatë intervistës, një surprizë e bukur për Kledin: balerina Anbeta Toromani, vjen në sallë, e së bashku kërcejnë Napolonin. Vazhdojnë së bashku bisedën duke folur edhe për miqësinë e bukur mes tyre, e duke bërë shaka herë pas here me “gabimet” e italishtes së Kledit.

Një tjetër homazh i përgatitur nga stafi i emisionit për Kledin, edhe përshëndetja e ambasadorit të Shqipërisë në Romë, Llesh Kola, i cili kujton që Kledi është Ambasador i Kombit, që e falënderon për kontributin e vyer që ai ka dhënë për ngritjen e imazhit të Shqipërisë. “E them gjithnjë” – thotë ambasadori. – “Unë jam Ambasadori i radhës, ndërsa ti je ambasador i përhershëm”. Ambasadori kujton me kënaqësi një episod të vitit 2008 kur ka qenë i pranishëm festivalin e Këngës në Sanremo: “E mban mend kur më shoqërove në Sanremo? Atëherë pashë me sytë e mi dashurinë e italianëve për ty. Dhe unë nga një person i shoqëruar u ktheva në shoqëruesin tënd. Kjo më bëri të ndihesha krenar për”. E më pas përshëndet të gjithë shqiptarët që me ndershmërinë e punën e tyre bëjnë aq shumë për imazhin e vendit të tyre.

Ndërsa biseda e Kledit me drejtuesen e emisionit vazhdon, nuk kanë të sosur miqtë e tij që në sallë apo në video e përshëndesin e nxjerrin në pah anë të ndryshme të shokut të tyre: Ilir Lushi nga Tirana kujton i ka çuar familjes së tij, dhuratat e para që Kledi u bënte; Bruna e Michele, miqtë e kledit që nuk takonte prej një viti, vijnë e përshëndesin në sallë dhe i sjellin edhe ëmbëlsirën “tiramisù” të përgatitur nga Bruna e që sipas Kledit është më e mira që ka ngrënë ndonjëherë; Mario Marozzi flet për maninë e Kledit për teknologjinë; Pino Alosa, balerin, kujton që është tepër i përpiktë në orare; Fabrizio Bartoli, balerin tregon për pasionin e Kledit për syzat; në zemër të Romës, në Trastevere, ku Kledi ka shtëpinë, flasin me simpati kamerierët e restoranteve që ai frekuenton. Një video prekëse edhe ajo e Maksudës, një vajze të vogël nga Bangladesh që Kledi ka takuar gjatë vizitës në këtë vend si testimonial i UNICEF-it. Së fundi flet paksa për jetën private, pa u zgjatur shumë, pasi si gjithnjë parapëlqen që jeta private të mbetet e tillë. Por edhe në këtë pikë i kanë përgatitur surprizën me Serenën e njërit prej edicioneve të Grande Fratello-s.

http://www.youtube.com/watch?v=aV8fkMWAXK8&feature=player_embedded

http://www.youtube.com/watch?v=jN54cIXXu5M&feature=player_embedded

 

Gjakmarrja hedh hije të gjatë mbi shpresat për një Shqipëri moderne

Lorik Cana, një tjetër shqiponjë në stadimin Olimpik