in

Lamtumirë Kapedan!

Ndërron jetë Artisti i Popullit Albert Vërria

Tiranë, 17 gusht 2015 – Albert Vërria, aktori që ka zënë vend nderi në artin shqiptar duke sjellë për publikun dhjetëra role që kanë mbetur në kujtesë, ka ndërruar jetë mbrëmjen e të hënës, në moshën 79 vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë.

I lindur në Fier më 3 shtator 1936, Albert Vërria,  mbaroi shkollën e mesme bujqësore dhe punoi si zooteknik në vitet 1956-1959. Më pas, ndoqi shkollën e lartë për aktor “Aleksandër Moisiu” (1959 -1963). Në vitin 1963 emërohet aktor në Teatrin e Vlorës. Në vitin 1979, Albert Vërrisë iu dha titulli “Artist i Popullit”.

“Gjatë gjithë periudhës që jam angazhuar në teatër dhe kinematografi nuk kam menduar asnjëherë për karrierën time, kam menduar vetëm që personazhin që marr ta skalis në mënyrë të perfeksionuar, që në një të ardhme të mbetet në kujtesën e spektatorit”, ishte shprehur para pak kohësh “Kapedani” xha Sulo, ndër rolet më të arrirë të aktorit të njohur e prej të cilit kujtohen edhe sot një sërë batutash.

Pikërisht me një batutë nga “Kapedani” e kujton sot edhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro në profilin e saj Twitter:

Disa nga veprat ku ka interpretuar Albert Vërria:

•          Historiani dhe kameleonët (1988), Historiani
•          Trapi i Vjetër (2005), komedi
•          Misioni përtej detit (1988)
•          Në emër të lirisë (1987)
•          Rrethimi i vogël (1986), shoku Kopi
•          Melodi e pandërprerë (1985) bariu
•          Ditë të qytetit tim (1982) (TV)
•          Agimet e stinës së madhe (1981), Soll Lili
•          Dëshmorët e monumenteve (1980), Tasi
•          Përtej mureve të gurta (1979), babai i Asimes
•          Koncert në vitin 1936 (1978), Nuri Beu
•          Nga mesi i errësirës (1978), Ibishi
•          I treti (1978), Saliu
•          Thirrja (1976), Lec Kabashi
•          Në fillim të verës (1975), Kaporal Pelegrini
•          Shtigje të luftës (1974), Jani Ferra
•          Shpërthimi (1974), xha Kasemi
•          Brazdat (1973), babai i Ademit
•          Operacioni zjarri (1973), Hiluku
•          Kapedani (1972), xha Sulo
•          Kur zbardhi një ditë (1971), Bakalli
•          I teti në bronz (1970), Alo
•          Përse bie kjo daulle (1969), i dehuri

 

Falconara. E nxjerrin nga shtëpia, familja Kozaj, me një vajzë invalide, jeton në plazh

Pasaportat biometrike. Mbi 150 mijë lëshuar të miturve po skadojnë