in

Një buqetë për çdo nuse

Lulet janë korniza e pandashme e çdo dasme dhe një nuse pa buqetë humb diçka nga magjia e saj. Por tanimë ekziston një mundësi e re për qytetarët që bëjnë dokumentet për martesë në zyrat komunale në Via Larga të Milanos.

Komuna dhe shoqatat e shitësve me pakicë të luleve dhe bimëve të provincës së Milanos (Unione Confcommercio) kanë nënshkruar një marrëveshje për të ofruar zbukurime me lule me çmime të vendosura dhe të qëndrueshme. Janë përgatitur katër variante me kosto të përmbajtura për të plotësuar dëshirat e çifteve te reja të cilat shpesh përballen me preventiva të shumtë për këtë element të rëndësishëm të ceremonisë.

Pranë zyrave të martesës së Komunës së Milanos, selisë së Shoqatës së Shitësve të Luleve (corso Venezia 51) dhe pranë të gjithë dyqaneve që janë bashkuar me këtë nismë gjenden listat e zbukurimeve me lule në fletëpalosje në italisht, rusisht, spanjisht, rumanisht dhe shqip. Bëhet e ditur se së shpejti do të dalin nga shtypi dhe fletëpalosje në gjuhët kineze, arabisht dhe portugalisht.

Pas zgjedhjes Shoqata do të japë emrin e profesionistit që do të përgatisë zbukurimet e me të cilin çifti duhet të lidhet për të vendosur detajet. Një komision i posaçëm do të kontrollojë ditë pas dite cilësinë e shërbimit të dhënë.

Lista e përpiluar është kjo e mëposhtmja:
• A1 (ceremoni civile) me  € 327,00 që përfshijnë 2 kompozime me lule për sallën e ceremonisë, 1 për makinën e çiftit dhe buqetën për nusen.
• A (ceremoni fetare) me  € 532,00 që përfshin 4 kompozime, buqetën për nusen, 1 kompozim me lule për makinën e çiftit dhe 1 kompozim të vogël për altarin.
• B (ceremoni fetare) me € 730,00 që përfshin 6 kompozime, buqetën e rrumbullakët ose me lule të derdhura për nusen, 1 kompozim për makinën e çiftit dhe 1 kompozim për altarin dhe një shportë lulesh.
• C (ceremonia fetare) a € 1.480,00 që përfshin 6 kompozime, 2 kolona të ndërthurura me lule, 1 buqetë të rrumbullakët ose me lule të derdhura për nusen, 1 kompozim për altarin, 1 për makinën e çiftit dhe, 1 shportë lulesh dhe 10 buqeta për stola ose zbukurime për në mes të tavolinave.

Ngjyrat vendosen me shitësin sipas sezonit dhe çmimet përfshijnë Iva, ambalazhimin dhe transportin brenda Milanos, ndërsa transportet e mundshme jashtë Milanos duke paguar sipas largësisë.

Katër llojet e zbukurimeve japin mundësinë e kursimit prej rreth 15% në krahasim me çmimet e tregut të lirë. Por marrëveshja ka një domethënie akoma më të madhe po të kihet parasysh shtimi i vazhdueshëm i ceremonive civile. Në vitin 2010 ato kanë qenë  1.753 ndër 2.872 martesat gjithsej. Ndër to 2.210 kanë qenë mes italianëve, 185 mes të huajve dhe 477 të përziera. Ndër më të shumtit që martohen në Milano, të parët radhiten kinezët, më pas peruanët, ekuadorianët e rumunët, rusët dhe brazilianët.

Dokumentet e qëndrimit -Pyetjet tuaja

Sanatoria: Për Këshillin e shtetit, dëbimi i dyfishtë nuk është pengesë