in

Një bust gruaje, zbulimi më i fundit në Apolloni

 

Ekspedita shqiptaro-francezë zbulon një tjetër bust në parkun arkeologjik të Butrintit. Brenda pak ditëve arkeologët kanë nxjerrë në dritë reperte me vlera të mëdha kulturore dhe historike për Shqipërinë

FIER, 24 Gusht 2010 – Në Parkun Kombëtar Arkeologjik të Apollonisë u zbulua të hënën, më 23 gusht, busti i një gruaje që mendohet se i përket bashkëshortes ose vajzës së atletit që u zbulua pak ditë më parë po aty. Busti i aristokrates nuk është aq i mirëmbajtur sa busti i kalorësit dhe është punuar në mermer më pak cilësor, u shprehën specialistët.

“Ky bust nuk është i ruajtur në gjendje të shkëlqyer, siç ishte busti që gjetëm disa ditë më parë. Ai ka nevojë të pastrohet më mirë se busti i mëparshëm. Hunda dhe një vesh janë të dëmtuar në këtë bust femëror”, tha prof. Jean Luc Lamboley, drejtues i ekspeditës shqiptaro-franceze që zhvillon kërkimet arkeologjike në Apolloni.

“Jemi të mendimit që busti mund të jetë i gruas ose i vajzës së atletit, bustin e të cilit gjetëm pak ditë më parë” është shprehur ai për ATSh-në.

Profesor Lamboley pohoi se nuk mund të jepet një datim i saktë për momentin. Busti i atletit të zbuluar javën e kaluar mendohet të jetë i shekullit II ose III pas Krishtit.

“Ndryshimi me bustin e gjetur disa ditë më parë qëndron në faktin se cilësia e mermerit nuk është ajo e bustit të aristokratit, por  mund të jetë me gur gëlqeror të Karaburunit. Nuk është mermer cilësor” tha më tej arkeologu francez. Por sidoqoftë, sipas tij, busti i gruas ka “një stil mjaft të mirë punimi. Veshja është shumë e bukur” dhe ka një krehje të flokëve “stilistike dhe të veçantë”.

Lexo edhe: Apolloni, del në dritë një bust romak

 

Ndalohet një brazilian për vrasjen e shqiptarit në Milano

Fatkeqësi në punë: në gjendje të rëndë një i ri shqiptar