in

NJË VEND I SIGURT NË EUROPË – Shpëtimi i hebrejve gjatë Luftës së dytë botërore. Muzeu hebraik shqiptar

Shqipëria ka një histori për të rrëfyer! 

Ambasada e Shqipërisë në Itali, në bashkëpunim me Fondacionin Muzeu Shoah të Romës, organizojnë Konferencën “Një vend i sigurt në Evropë – Shpëtimi i hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Muzeu Hebraik Shqiptar” që ka në qendër një prezantim institucional dhe shkencor, të përgatitur nga historianë dhe ekspertë. Ai ka të bëjë me ngjarjet që pozicionuan popullin shqiptar në trojet e veta, në mbrojtje dhe shpëtim të hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në këtë konferencë do të paraqitet për herë të parë projekti i Qeverisë shqiptare për hapjen e Muzeut Hebre në Shqipëri. 

Konferenca do të zhvillohet ditën e premten 11 nëntor, ora 10.00, në Aula Magna të Fakultetit të Shkencave Politike në Universitetin Roma Tre. Në fund do të shfaqet një material filmik me dëshmi të përjetuara. 

Donne d’Albania – Riflessioni, testimonianze, emozioni

Un luogo sicuro nel cuore dell’Europa