Spartak Ngjela: “Pas tërheqjes së Zaganjorit i takon opozitës e drejta e propozimit”
Pas përfundimit të mbledhjes në selinë rozë, të kreut të PS-së Edi Rama me aleatët e tij, kreu i PLD-së, Spartak Ngjela, deklaroi për mediat, se me tërheqjen nga gara të kandidatit të mazhorancës për postin e Presidentit, Xhezair Zaganjori, Kryeministri Berisha e ka humbur të drejtë e propozimit të një tjetër kandidature.
Ai theksoi se në këtë situatë, tashmë të drejtën e propozimit të kandidatit për President, e ka opozita.
“Juridikisht, në funksion të konsensusit, i cili nuk është një zgjidhje e kërkuar nga ne, por nga evropianët, konsensusi nuk mund të vazhdojë në rast se të drejtën e propozimit nuk e ka opozita. Berisha e ka humbur të drejtën e propozimit sepse e kunderta nuk do te ishte serioze në një marrëveshje”, deklaroi aleati i PS-së, Spartak Ngjela.
Deri tani, opozita nuk ka pasur një kandidaturë të sajën, ndërsa është shprehur se është për një proces konsensual dhe transparent.