in

Presidenti i ri. Tërhiqet Zaganjori: “Opozita nuk ka besim tek unë”


Ilir Meta: “Opozita humbi një rast të mrekullueshëm për të dhënë konsensus”

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta deklaroi se tërheqja nga gara presidenciale e kandidatit të mazhorancës qeverisëse, Xhezair Zaganjori, ishte një iniciativë tërësisht sovrane e tij dhe që konfirmon edhe një herë integritetin dhe personalitetin e tij.

Në një konferencë për mediat, Meta tha se z.Zaganjori, nuk e kërkoi këtë pozitë por iu kërkua për hir të një konsensusi të gjerë për të marrë postin e Presidentit të Republikës.

“Në kërkesën e saj drejtuar Zaganjorit, mazhoranca ka qenë e interesuar për t’i shkuar deri në fund zgjedhjes së kësaj kandidature duke listuar të gjitha ato cilësi të cilat e bënin mjaft të kompletuar këtë figurë për këtë post dhe njëkohësisht e bënin tepër konsensuale edhe për opozitën, e cila e kishte votuar në parlament, shumë vite më parë si anëtar të Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Meta.

Sipas tij, tërheqja e Zaganjori merr një vlerësim nga LSI dhe është një mesazh për gjithë klasën politike për të reflektuar dhe për të bërë edhe një përpjekje për konsensus, por në fund të fundit për t’i dhënë zgjidhje kësaj çështje ku sovrani mbete Parlamenti. 

Duke hedhur poshtë pretendimet e opozitës për mospërfshirje në zgjedhjen e kandidatit Zaganjorit, lideri i LSI-së nënvizoi se opozita humbi një rast të mrekullueshëm për të dhënë konsensus.

“Pretendimet e opozitës ndaj Zaganjorit, nuk kanë qenë solide, shpresoj në përpjekjet për konsensus, por konsensusi dhe kapriçot përjashtojnë njëra- tjetrën. Për hapat në vazhdim, do të diskutojmë dhe aleatët tonë, në mënyrë që të dalim në një qëndrim dhe t’i japim zgjidhje sa më të shpejt çështjes”,shtoi Meta.

Në përfundim, Ilir Meta ritheksoi angazhimin dhe kontributin e LSI-së për një zgjedhje sa më të mirë për vendin, me qëllim zgjedhjen e Kreut të ri të Shtetit nga e hëna që vjen.

Në debatin parlamentar mbi shtetësinë ndërhyn edhe një vogëlush me prindër nga Briri i Afrikës

Italia që arreston në Shqipëri