in

Raporti. Në vitin 2011 janë paditur rreth 1.700 shqiptarë për trafik droge

Gjatë vitit të shkuar në Itali janë sekuestruar rreth 40 tonelata drogë e janë paditur rreth 37 mijë persona

Romë, 20 qershor 2012 – Gjatë vitit 2011 në Itali, në 23.103 operacione janë sekuestruar 39.359 kg drogë, janë denoncuar 36.796 persona nga të cilët 12.648 të huaj dhe 1.175 të mitur. Kjo del në dritë nga Raporti vjetor 2011 mbi trafikun e lëndëve narkotike i përpiluar nga Drejtoria Qendrore e Shërbimeve Antidrogë e Policisë italiane.

Narkotrafikantët që veprojnë në Itali, sipas raportit furnizohen në të shumtën e rasteve nga tregu kolumbian për kokainën, nga ai maroken për hashashin dhe ai holandez për drogat sintetike.

Ndër grupet kriminale më të përfshirë në trafiqet e drogës në Itali, raporti përmend  për kokainën ndrangheta, camorra organizata shqiptare, serbo-malazeze, kolumbiane, domenikane, marokene; për heroinën kriminalitetin sicilian, puljez, të Campanias, bashkë me grupe shqiptarësh, tunizianësh dhe marokenësh. Për kanabis dallohet kriminaliteti lacial, puljez, sicilian dhe grupet marokene, tunizian, spanjolle dhe shqiptare.

Të dhënat tregojnë një përfshirje të gjerë në Itali të organizatave kriminale të huaja. Shqiptarët të tretët me 13,38% të të gjithë të paditurve të huaj për drogë, (rreth 1.700 vetë). Të parët janë trafikantët me prejardhje nga Maroku (26%), të dytët tunizianët me 18,70%.

Krahasuar me një vit më parë vërehet një rritje e sasisë së kanabisit, marijuhanës dhe e hashashit të sekuestruar, ndërsa kanë rënë sasitë e amfetaminës dhe të heroinës. Rënie ka gjithashtu edhe numri i personave të paditur (-2,13%).

Së fundi, raporti jep edhe shifra mbi vdekjet për shkak të drogës. Në dhjetëvjeçarin e marrë në shqyrtim 2002-2011 janë regjistruar 5.237 viktima për abuzim me lëndë narkotike. Maksimumi i vdekjeve është regjistruar në vitet 2004 e 2005 (653 raste për secilin), ndërsa nga 2007 e këtej numri i viktimave është ulur nga viti në vit, për të arritur në 362 gjatë vitit 2011, 3,21% më pak se një vit më parë.

Lexo edhe: OKB: “Shqipëria një nga portat kryesore të trafikut të drogës drejt Europës”

Shqiptari i Italisë

Bolonjë Arrestohen dy persona me 107 kg marijuhanë OGM

Anche i giornalisti stranieri potranno diventare direttori responsabili