Faktin e kanë denoncuar te karabinierët prindërit e 13-vjeçares
Romë, 21 gusht 2014 – Karabinierët e Ricciones kanë arrestuar të mërkurën në mbrëmje një barist shqiptar 40 vjeç, i martuar e me një djalë të vogël, rezident në provincën e Riminit. Akuzohet për dhunë seksuale mbi mbesën e vet, një e mitur veçse 13 vjeçe. Kanë qenë prindërit e vajzës që kanë paditur familjarin, pasi e bija u ka treguar për “vëmendjen” e veçantë të treguar ndaj saj.
Sipas forcave të rendit, janë të paktën dy, episodet për të cilat akuzohet 40-vjeçari. I pari, kur ka ngacmuar vajzën duke e prekur e përkëdhelur vend e pa vend në prani të vëllait më të vogël në dhomë, madje edhe të prindërve në një tjetër. Ndërsa rasti më i rëndë, më 14 gusht, kur 40-vjeçari e dinte që vajza ishte në shtëpi vetëm me të vëllanë e vogël: pasi ka vënë të voglin të shohë televizor, ka puthur mbesën me afsh e më ppas e ka detyruar atë ta masturbojë.
Me të arritur në shtëpi prindërit, vajza u ka treguar mes lotëve gjithçka që kish qenë e detyruar të bënte. Burrë e grua nuk janë menduar dy herë, e kanë paditur menjëherë familjarin.
40-vjeçari, që deklarohet i pafajshëm, është mbyllur në burgun Casetti të Riminit me akuzën e rëndë të marrëdhënieve seksuale më të mitur.
Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)