in

Sanatoria. Rreth 70 mijë punonjës ia kanë arritur të kenë lejen e qëndrimit

Vetëm për tre të huaj ndër pesë është arritur të përmbyllet pozitivisht procedura e sanatores. Por do të marrin leje qëndrimi për pritje punësimi edhe shumë nga ata të cilëve u është hedhur poshtë kërkesa. Tabela e përditësuar e ministrisë së brendshme

Romë, 28 nëntor 2013 – Shtatëdhjetëmijë marrëdhënie pune të legalizuara e falë tyre po aq të huaj kanë fituar të drejtën e qëndrimit në Itali me një leje për punë të varur. Ky është rezultati i deritanishëm i sanatores 2012 sipas të dhënave të fundit (të përditësuara më 25 nëntor) të ofruara nga ministria e Brendshme.

Nga 135 mijë kërkesat e paraqitura nga mesi i shtatorit deri në mesin e tetorit të vitit të shkuar të përpunuarat deri më sot janë 122 mijë.  

Ta nisim me kërkesat e pranuara. 70 mijë praktika janë mbyllur me nënshkrimin e kontratës së qëndrimit dhe me nisjen e kërkesës për lejen e qëndrimit për punonjësin e huaj. Përbëjnë 58% të të gjitha kërkesave të shqyrtuara deri më sot, e dhënë kjo që jep idenë se nuk mund të flitet për sanatore masive: prania në Itali e të huajve nga viti 2011, pagesa e 1.000 eurove, derdhja e të paktën gjashtë muajve kontribute të prapambetura dhe të tjera kushte të parashikuara nga ligji i qeverisë së profesorëve e kanë ulur goxha numrin e përfituesve të mundshëm.

Kërkesat e hedhura poshtë janë 19 mijë, 16% e të gjithave, por vetëm 3 mijë nga këto janë përfundimtare.duhet mbajtur parasysh qëmes tyre kanë përfunduar edhe ato për punonjësit e huaj që nuk ia kanë dalë të çojnë në fund praktikën për arsye që varen vetëm nga punëdhënësi që për shembull ka rezultuar se nuk përmbush kriterin e të ardhurave apo që është tërhequr pasi ka paraqitur kërkesën.

Në këto raste, nëse janë derdhur 1.000 eurot e janë paguar taksat e kontributet e prapambetura, ata që mund të tregojnë se kanë qenë në Itali që në vitin 2011 nuk do të mbeten klandestinë. Falë dekretit të miratuar nga qeveria në qershor mund të fusin në xhep një leje qëndrimi për pritje punësimi. Ka kohëzgjatje njëvjeçare e mund të konvertohet në leje për punë nëse mbajtësi gjen një punësim.

Së fundi, 26% e kërkesave të shqyrtuara, nuk dihet si do të përfundojn. Sportelet Unike të Imigracionit kanë caktuar 16 mijë takime me punonjës e punëdhënës dhe vetëm pasi të paraqiten e të shihen dokumentet që duhet të çojnë do të mësohet nëse të huajt do të legalizohen apo jo. Po aq janë edhe ata për të cilët është kërkuar integrimi i praktikës. Edhe për këta, mbarëvajtja e sanatores varet nga dokumentacioni që u kërkohet.

Elvio Pasca

Sanatore 2012
Kërkesa të paraqitua: 134.768.
Kërkesa të përpunuara: 121.515
Mes atyre të përpunuara:
69.991 janë mbyllur me nënshkrimin e kontratës së qëndrimit e me kërkesën e lejes së qëndrimit;
15.894 kanë takimin të caktuar;
15.841 në fazë integrimi;
19.348 të hedhura poshtë, nga të cilat 2.777 në mënyrë përfundimtare;
441 tërheqje.
Të dhëna të përditësuara më 25/11/2013. Burimi: Ministria e Brendshme.

 

Torino. Vazhdon protesta e punëtorëve mbi vinç për rrogat e prapambetura

Bledar Bardhi. Një penë në kërkim të të vërtetës