in

Savona. Merrnin padrejtësisht pensionin social, paditen 19 të huaj

Të gjithë jetonin në vendlindje, ndërsa familjarë, rezidentë në Itali, tërhiqnin çekun e INPS-it në emër të tyre

Romë, 21 shtator 2013 – Historia është e njëjta: deklaronin se kishin rezidencë në Itali për të marrë çekun social, por në të vërtetë ktheheshin në atdhe pasi u bënin prokurë bijve të tyre që jetojnë këtu të tërhiqnin çekun mujor të INPS-it. Guardia di Finanza e Savonës ka zbuluar së fundi se kështu vepronin 19 të huaj, pjesa më e madhe e tyre shqiptarë, që kanë marrë pa pasur të drejtë një shumë prej 300 mijë eurosh nga arkat e institutit të shërbimeve shoqërore. Që të 19 janë paditur nga financierët.

Prej disa muajve Guardia di Finanza e Savonës kish nisur hetimet për verifikimin e përmbushjes së kritereve nga të gjithë ata, italianë e të huaj, që përfitonin çekun social. Ligji parashikon se çeku u takon të gjithë atyre që kanë të paktën dhjetë vjet rezidencë në Itali, që janë mbi 65 vjeç dhe që nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të mbajtur veten. Për të gjithë, të huaj e italianë, kriter parësor për të pasur të drejtën e kësaj ndihme financiare është “rezidenca efektive, e qëndrueshme dhe e përhershme” në Itali.

Lexo edhe:
Çeku social. 5.749,90 euro për vitin 2013. Mund ta kërkojnë ata që kanë mbushur 65 vjeç e 3 muaj 
Çeku social edhe për të moshuarit që jetojnë në një familje që ka të ardhura 
Rreth 8 mijë shqiptarë marrin pension në Itali 

Albenga. Paditet nga financierët pse tërheq pensionin e prindërve të kthyer prej vitesh në atdhe
Macerata. Merrnin padrejtësisht pensionin social, denoncohen 14 shqiptarë 
Paditen 25 emigrantë. I kanë vjedhur INPS-it 200 mijë euro me pensione
Terni. Marrin pension social pa pasur të drejtë, paditen 15 vetë 
Fabriano Marrin padrejtësisht pensionin social. Probleme për 15 të huaj 
Terni. Merrnin çekun social, por jetonin në atdhe 
Merrnin pension padrejtësisht. Paditen 26 shqiptarë rezidentë në Pistoia 
Merrnin çekun social pa qenë në Itali. Probleme për 53 të moshuar në Bra të Cuneos
Modena. Merrnin pensionin social pa pasur të drejtë. Telashe për 23 pleq të huaj

Cuneo. Vdes me infarkt vogëlushi 10-vjeçar

Emma Bonino, në tetor vizitë zyrtare në Tiranë