in

Shqipëria në darën e acarit dhe ngricave

Gjirokastër

Situata në segmentin rrugor kombëtar Jorgucat-Qafa e Muzinës, rreth 20 km, në qarkun e Gjirokastrës, në jug të vendit, është normalizuar, ndërsa temperaturat janë ulur në disa gradë.

“Rruga është plotësisht e kalueshme, pa zinxhira dhe nuk paraqet asnjë rrezikshmëri për qarkullin e automjeteve në Qafën e Muzinës, 700 metra mbi nivelin e detit”, tha zëdhënësi i drejtorisë së policisë së qarkut të Gjirokastrës, Gentian Mullai.

Sipas tij, një borëpastruese dhe 15 punonjës të ndërmarrjes do të bashkëpunojë me Inspektoratin e Qarkullimit Rrugor gjatë periudhës së reshjeve të dëborës.

“Rruga kombëtare në jug të vendit, me gjatësi rreth 150 km, është e kalueshme, ndërsa të shtatë komunat e Zagories, Pogonit, Picarit, Kurveleshit (Gjirokastrës), Lopsit dhe Buzit (Tepelenë), si dhe Frashërit (Përmet), që ndodhet mbi 600 metra mbi nivelin e detit, rruga rurale vazhdon të shfaqë probleme, ndërsa qarkullimi i automjeteve bëhet vetëm me zinxhirë”, theksoi Mullai.

Festat jashtë shtetit? Në Pragë hotelet më të shtrenjta

Me kufje e telekamera në provimin e patentës. Denoncohet