Ecuria e numërimit më 10 dhe 9 maj
Tiranë, 9-10 maj 2011 – Qe prej mbremjes se vone te 9 majit, në 66 Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve në Shqipëri, ka nisur dhe vijon ngadalshem procesi i numërimit të votave për drejtuesit e rinj të 383 komunave dhe bashkive në rang vendi. Në disa komuna dhe bashki të vogla ky proces ka përfunduar dhe kanë dalë dhe rezultatet paraprake.
TIRANË, KRYESON RAMA. POR MBETEN ENDE 199 KUTI PËR T’U NUMËRUAR
23.20 KQZ jep të dhënat pas numërimit të 286 kutive të votimit në Tiranë. Rama vazhdon të kryesojë me 72.497 vota kundrejt 72.138 të Bashës. Diferenca e ngushtë mes kandidatëve dhe numri i lartë i kutive të panumëruara akoma e bën të pamundur një parashikim të rezultatit për kryeqytetin.
DURRËS, PAS HAPJES SË 72 KUTIVE RRITET EPËRSIA E DAKOS MBI XHAFERAJN
22.30 Në Durrës, një tjetër nga bashkitë më të mëdha në vend, PS kryeson mbi PD. Dako vazhdon të kryesojë mbi Xhaferajn, madje e ka thelluar rezultatin. Janë numëruar 72 kuti nga 165 dhe kryebashkiaku aktual Vangjel Dako kryeson me 15.295 vota ndaj ish-ministrit të kulturës Ferdinad Xhaferaj të PD-së që ka marrë 14.564.
TIRANË, RAMA 500 VOTA NË AVANTAZH
22:00 Në Tiranë janë numëruar 267 kuti votimi nga 485 kuti votimi: Komisioni Qendror Zgjedhor deklaron se kandidati i PS-së Edi Rama është në avantazh me 500 vota mbi kandidatin e PD-se, Lulzim Basha: 67.927 vota, kundrejt 67.427.
EDI RAMA PREZANTON NJË TJETËR GRUA FITUESE TË PS
21:30 Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në një komunikim me mediat të martën në mbrëmje falenderoi qytetarët në të gjithë vendin që mbështetën dhe u besuan kandidatëve të koalicionit opozitar “Aleanca për të Ardhmen”.
Kreu i PS-së, prezantoi përfaqësuesen e opozitës, Rajmonda Balilaj, e cila u shpall fituese për postin e kryetares së bashkisë Patos, theksoi fitoren e PS-së në Tiranë.
“Më vjen mirë që kemi marrë besimin e qytetarëve deri në jug. Jemi në rrugën e zgjatjes së gjerdanit të fitoreve, në Berat, Fier, Lushnjë etj”, nënvizoi Rama.
TIRANË, RAMA KALON NE AVANTAZH
19:55 Me llogaritjet e fundit te te dhenave pas mbylljes se 256 kutive te votimit nder 485, Edi Rama ka kaluar serish ne avantazh me 312 vota ndaj Bashes. Komisioni Qendror Zgjedhor deklaron se kandidati i PS-së Edi Rama ka marre deri tani 64.795 vota, kundrejt 64.483 votave të Lulzim Bashes. Gjate tere dites Basha kryesonte me disa qindra vota me shume por me perfshirjen e disa kutive ne njesine 10 qe mbaheshin peng i konfliktit mes numeruesve, Edi Rama filloi dalengadale revanshin ne vota duke arritur edhe kapercimin. 48 ore nga mbyllja e votimeve Tirana ka te numeruara dicka me shume se gjysmen e kutive te votimit.
VLORË, FITON KANDIDATI SOCIALIST ME NJË DIFERENCË PREJ 5.036 VOTASH
18.55 Përfundon me fitoren e Shpëtim Gjikës, kandidat i Aleancës për të Ardhmen procesi zgjedhor në Vlorë. Ai konfirmohet për të tretën herë kryebashkiak i qytetit me 23.086 vota kundrejt 18.055 të kundërshtarit të tij.
TIRANË, RAMA NIS REVANZHIN: VETËM 157 VOTA LARG BASHËS
18.00 Në Tiranë janë numëruar tashmë 233 kuti ndër 485. Basha ka 58.137 vota kundrejt 57.980 të Edi Ramës. Diferenca mes tyre është vetëm 157 vota.
KAMËZ, FITON KANDIDATI MZIU, I AKUZUAR PËR NGACMIME SEKSUALE NDAJ NJË PUNONJËSEJE TË BASHKISË
17.25 – Pas numërimit të të gjitha kutive të votimit në Kamëz fiton kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Xhelal Mziu, kryebashkiak i Kamzës në katër vitet e fundit, i akuzuar para disa ditesh publikisht nga një punonjëse e bashkisë për ngacmime seksuale. Ka marrë 15.952 vota ndaj 13.099 votave të kandidatit të koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, Rakip Suli.
BERATI MBETET ROZË
17.25 Në Berat përfundon procesi i numërimit të 74 kutive. Fiton socialisti Fadil Nasufi që do të vazhdojë të jetë kryetari i bashkisë.
TIRANË, 224 KUTI NDER 485 RAMA 390 VOTA POSHTE BASHES
17.05 Sipas KQZ-së, në Tiranë janë numëruar 224 kuti. Lulzim Basha ka marrë 55.994 vota, Edi Rama 55.604
TIRANË, 214 KUTI NDER 485, NGUSHTOHET DIFERENCA POR BASHA ENDE PARA ME 469 VOTA
16.20 Kur janë hapur 214 kuti, Basha kryeson me 53.822 vota, kundrejt 53.353 të Ramës. Ngushtohet në 469 diferenca mes tyre. Nje ore e 7 kuti me pare, diferenca ishte 607 vota.
KAVAJA PER HERE TE PARE SOCIALISTE, RAMA PREZANTON ROSHIN
16.00 “Fitore historike për PS në mbarë Shqipërinë” ka deklaruar Rama ndersa ka prezantuar triumfalisht kryetarin e pare socialist te Bashkise se Kavajes pas 20 vjeteve pluralizem. Elis Roshin, perfaqesues i Aleances per te Ardhmen fitoi me 6008 vota fitoi kunder 5128 votave që mori kandidati demokrat Refik Rrugeja, per here te trete radhazi kandidat per kryetar bashkie ne Kavaje. Qe prej vitit 1991 dhe zgjedhjeve te para pluraliste lokale, Kavaja eshte qeverisur ekzkluzivisht nga përfaqësues të Partisë Demokratike.
DURRËS, 52 KUTI NDER 165, DAKO NIS SHKEPUTJEN ME 263 VOTA, DY ORE ME PARE E NDANTE NJE VOTE
15.30 Dako kapercen Xhaferajn me 263 vota. Janë numëruar 52 kuti dhe kryebashkiaku aktual Vangjel Dako i PS-se kryeson me 11.254 vota ndaj ish-ministrit të kulturës Ferdinad Xhaferaj të PD-së që ka marrë 10.991. Dy orë më parë, kur ishin numëruar 43 kuti, dy kandidatët i ndante vetëm një votë.
TIRANË, 207 KUTI NDER 485, BASHA PERPARA ME 607 VOTA
15.25 Në 207 kuti të numëruara janë 52.240 votat në favor të Bashës dhe 51.633 ato në favor të Ramës.
TIRANE, 202 KUTI NDER 485, BASHA THELLON DIFERENCEN ME 534 VOTA
15:00 Vazhdon thellohet epërsia e Bashës ndaj Ramës me kutitë e numëruara deri tani. Pas 202 kutive të hapura ndër 485, Komisioni Qendror Zgjedhor deklaron se kandidati i PD-së Lulzim Basha kryeson me 50.798 kundrejt Ramës që ka 50.264 vota me një diferencë pra prej 534 votash. Një orë më parë me 196 kuti të numëruara, Basha ishte përpara me 420 vota, ndërsa në orën 12.00, me 183 kuti printe me 312 vota. Procesi i numërimit vazhdon të mbetet i bllokuar në shumicën e KZAZ-ve për shkak te konflikteve mes komisonerëve dhe ndërhyrjeve të partive.
PS: PD PO BLLOKON NUMËRIMIN NË NJËSINË 5 KU FITUES ËSHTË RAMA
14.15 Partia Socialiste akuzon Partinë Demokratike se po bllokon numërimin në KZAZ nr 49, në njësinë nr 5 dhe i kërkon KQZ të marrë vendim për shkarkimin e komisionerëve të PD, sic i shkarkoi në njësinë nr 10. Zëdhënësja elektorale e PS, Mimi Kodheli tha se ndëprerja e numërimit në këtë njësi është e qëllimshme.
TIRANE, NUMERIMI PEZULL NE SHUMICEN E KZAZ-VE, PS AKUZON PERGATITJE PER MANIPULIM
14.05 Ndersa thellohet diferenca mes Rames dhe Bashes ne favor te ketij te fundit, numerimi eshet ndalur ne 7 nga 11 KZAZ-te e Tiranes. Sipas Partise Socialiste shifrat e paraqitura nga KZAZ jane selektive dhe se epersia e Bashes vjen si pasoje e perzgjedhejs se kutive nga zona ku votohen blu. Partia socialiste eshet shprehur se kjo strategji perzgjedhjeje dhe zvarritjeje eshte e qellimshme per te krijuar iluzionin e nje beteje te forte te Bashes veç per te lejuar manipulimin e votave pas dites se neserme kur parashikohet te largohen vezhguesit e huaj.
TIRANE, 196 KUTI NDER 485, BASHA EDHE ME PERPARA, ME 420 VOTA
13.55 Trembedhjete kutite e numeruar ne dy oret e fundit e kane thelluar epersine e Lulzim Bashes ndaj Edi Rames. Te dhenat e fundit te KQZ-se qe i referohen rezultatit te 196 kutive, japin 49377 vota per Bashen kundrejt Ramës me 48907 vota. Ritmet e numerimit priten te ngadalesohen edhe me pas perplasjeve mes komisonereve qe nje dy KZAZ kane cuar deri ne shkarkimin e disave prej tyre, perfaqesues te Partise socialiste.
DURRES, DY KANDIDATET ‘KOKE ME KOKE’, I NDAN VETEM NJE VOTE
13.15 – Prej oresh vec nje grusht votash i ndan i bashkon e i rindan dy kandidatet per Bashkine e Durresit, kryebashkiakun aktual Vangjel Dako i PS-se dhe ish-ministrin e kultures Ferdinad Xhaferaj i PD-se. Pas numërimit të 43 kutive nga 165, mes tyre e ben ndryshimin vetëm një votë: Dako ka 9499 vota ndërsa Xhaferri 9498 vota.
PD FITON SERISH NE GERDEC, VORA RIKONFIRMON KRYEBASHKIAKUN E SHPERTHIMIT
13.05 – PD fiton serish edhe në Gërdec, ku Fiqiri Ismaili i “Aleanca për Qytetarin” del fitues i procesit zgjedhor për Bashkinë e Vorës me 4349 vota, kundrejt PS me 3425. Fiqiri Ismaili ka qene kryetar i Bashkise se Vores , qe perfshin edhe territorin e Gerdecit, edhe gjate kater viteve te shkuara. Pas shperthimit te 16 marsit 2008 ku humben jeten 27 persona e u plagosen dhjetra te tjere, Ismaili u mor ne pyetje gjate procesit nje vit me pare ku deklaroi se nuk ishte ne dijeni te asaj çka ndodhte ne territorin nen administraten e tij. “Shihnim makinat në Gërdec, por unë nuk kisha asnjë kompetencë për të marrë informacione se cfarë bëhej aty.” pat deklaruar Kryetari i Bashkise se Vores i konfirmuar sot edhe per mandatin e ri.
LSI FITON COROVODEN
12. 20 – Kandidati i LSI-së per Bashkinë e Corovodës ka fituar me 1710 vota kundrejt atij te PS qe merr 1200. Pas Lezhes, ky eshte kandidati i dyte i LSI-se qe ka fituar ne keto zgjedhje ku per here te pare LSI paraqitet si aleate e PD-se kunder kandidateve te majte.
TIRANE, 183 KUTI NDER 485, BASHA PERPARA ME 312 VOTA
12.00 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sapo publikoi rezultatet e fundit: deri tani kryeson kandidati i koalicionit “Aleanca për qytetarin”, Lulzim Basha me 312 vota para kandidatit të koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, Edi Rama. Nga rezultatet paraprake rezulton se Edi Rama ka 46 270 vota, ndërsa Lulzim Basha ka marrë 46582 vota. Deri në këto momente në Bashkinë e Tiranës janë numëruar 183 qendra votimi nga 485 qendra votimi që janë në gjithë kryeqytetin
TIRANE, TENSION MES NUMERUESVE, KQZ SHKARKON KOMISONERET E PS-SE
11.50 – KQZ sapo ka vendosur shkarkimin e grupeve të numëruesve PS në KZAZ 54 në njësinë 8 te Tiranes. PS duhet të zevendesoje numëruesit e shkarkuar brenda nje ore. Grupet e numërimit braktisën vendin e punës duke lënë fletët e votimit të shpërndara jashtë kutive. Tension edhe ne KZAZ–në e njësisë 9 ku numërimi ka mbetur pezull. Të dyja palë fajësojnë njëra tjetrën për obstruksionizëm.
PDIU FITUESE EDHE NE LIBRAZHD, KAPERCEN LSI-NE NE PERFAQESIMIN VENDOR
11.30 – Në bashkinë Librazhd ka fituar me 400 vota në avantazh kandidati i PDIU-se, Shefki Cota, i cili kandidonte per “Aleanca për qytetarin” përballë kandidatit të PS, Enver Koçi. Cota eshte kandidati i dyte i partise çame qe arrin te fitoje nje bashki pas fitores se djeshme ne Rrogozhine. MEs aleateve et PD-se, PDIU kapercen keshtu LSI-ne ne perfaqesimin vendor pasi vec kandidati i Lezhes nga gjashte kandidatet e partise se Ilir Metes, ka fituar.
VLORE, SHKEPUTET KANDIDATI I PS-se
10:50 – Me 10732 vota kundrejt 8689 te kundershtarit te tij, Shpetim Gjika i PS-se duket se po shkon drejt fitores pas numerimit te 35 nga 86 kutite e votimit.
ELBASAN, PS 2500 VOTA EPERSI
10:45 – Në Elbasan kandidati roze Qazim Sejsini, aktualisht kryetar i bashkise, ka 7461 perballe 4685 votave te kundershtarit te tij Durim Hushi ndersa jane numeruar 27 nga 96 kutite e votimit. Hushi, ish aneta i PS-se i perjashtuar prej saj pasi votoi zgjedhjen e presidentit Topi, paraqitet nen ngjyrat e LSI-se.-
NUMERIMI NE NGERC, BASHA NE KRYE
10:30 – Në Tiranë janë numëruar 181 kuti nga 485. Lulzim Basha kryeson me 46110 vota kundrejt Ramës qe ka 45879 vota. Ne disa KZAZ e njësi numerimi eshte ndalur.
KUTITE E FUNDIT I SJELLIN VOTA BASHES QE THELLON SHKEPUTJEN
08:50 – Janë hapur 180 kuti, dhe Lulzim Basha thellon rezultatin me 45.891 vota kapërcen Edi Ramën që ka marrë 45.697.
8 VOTA, BASHA KAPERCEN RAMEN
08:00 – KQZ jep shifrat më të fundit për Tiranën: kur janë hapur 179 kuti, për herë të parë Lulzim Basha me 45.609 vota kapërcen Edi Ramën që ka marrë 45.601 vota.
REZULTATI PERFUNDIMTAR NE 29 BASHKI: PS 18 – PD 11
06:00 – Janë 29 komunat ku numërimi i votave ka mbaruar që më 9 maj. I kanë shkuar Aleancës për Qytetarin: Kukës, Lezhë, Peshkopi, Rrogozhinë (PDIU), Pukë, Bajram Curri, Peqin, Cërrik, Leskovik, Bilisht, Delvinë. Ka fituar Aleanca për të Ardhmen në Gjirokastër, Sarandë, Himarë, Përmet, Tepelenë, Ballsh, Burrrel, Kuçovë, Krumë, Gramsh, Memaliaj, Maliq, Rubik, Rrëshen, Ersekë, Polician, Urë Vajgurore, Divjakë.
RAMA NE AVANTAZH
05:00 – Gjatë natës, numri i kutive të numëruara në Tiranë arrin në 162 nga 485. Edi Rama vazhdon të kryesojë me 41.131 vota kundrejt 40.886 të Lulzim Bashës.
KAVAJA BEHET ROZE
04:00– Në Kavajë ku janë numëruar 28 kuti nga 30 gjithsej, vazhdon të kryesojë Aleanca për të Ardhmen me 5.403 kundrejt 4.632 votave të Aleancës për Qytetarin.
REZULTATI I FUNDIT I KQZ-SE PER TIRANEN
23:15 – Me 118 kuti të hapura Rama numëron 30.412, Basha 29.355.
NUMERUESIT E PD-SE TE LODHUR; SHTYJNE NUMERIMIN PER NESER
23:00 Nje sere KZAZ-sh ne Tirane e Durres kane ndalur numerimin per arsye se komisioneret e PD-se ndihen te lodhur e kane deklaruar se do ta fillojne numerimin neser ne oren 8.00. Vendimi i marre prej tyre, ne shumicen e rasteve shumice brenda komisioneve, eshte ne kundershtim me ligjin zgjedhor por kjo nuk i ka penguar ata te lene bosh tavolinat perkatese te numerimit. PS akuzon se vonesat ne numerim ne Tirane jane te qellimshme dhe ndalimi n enumerim ndodh menjehere pasi i vjen radha te hapen kuti votimi qe mberrijne nga zona te njohura si bastione te PS-se.
RAMA PREZANTON KRYEBASHKIAKEN E PARE GRUA
22:15 – Rama në selinë e PS-së prezantoi kryebashkiaken e Burrelit, e vetmja grua e sapozgjedhur në Shqipëri. Adelina Fariçi falënderoi votuesit e saj për besimin që kanë shprehur duke e votuar.
Rama renditi bashkitë e fituara nga socialistët dhe ato ku ata kryesojnë duke veçuar me kënaqësi rastin e Kavajës. Në bastionin e djathtë vazhdon të kryesojë Aleanca për të Ardhmen, si asnjëherë këto 20 vjet demokraci.
ME 100 KUTI TE NUMERUARA, EDI RAMA VAZHDON TE KRYESOJE
21:50 – Me 100 kuti të hapura në Tiranë, Edi Rama vazhdon të kryesojë mbi rivalin e tij Lulzim Basha me 25.719 vota kundrejt 24.998.
AS 400 VOTA NDAJNË RAMËN NGA BASHA
20:00 – Është gjithnjë e më e vogël diferenca mes Ramës dhe Bashës për postin e kryebashkiakut të Tiranës. Janë numëruar 93 kuti dhe Kryebashkiaku i tanishëm kryeson me 23.820 vota kundrejt 23.444 votave të kandidatit të Aleancës për Qytetarin, Lulzim Basha.
VAZHDON EPËRSIA E TË MAJTËS MBI TË DJATHTËN
19:30 – Në bashkinë e Durrësit janë numëruar vetëm 9 kuti dhe Aleanca për të Ardhmen numëron 2.203 vota ndërsa Aleanca për Qytetarin 2.071.
Në bashkinë e Fierit janë numëruar 31 kuti nga 83: Aleanca për të Ardhmen kryeson me 6.022 kundrejt 4.302 të Aleancës për Qytetarin.
Në bashkinë e Vlorës, Aleanca për të Ardhmen kryeson me 7.020 kundrejt 5.720 votave të Aleancës për Qytetarin, kur janë numëruar 23 kuti nga 86.
Në Elbasan janë hapur 28 kuti nga 96 dhe vazhdon të kryesojë Aleanca për të Ardhmen me 7.777 kundrejt 5.170 të Aleancës për Qytetarin.
Në Korçë, janë numëruar 19 kuti nga 62. Edhe këtu kryeson Aleanca për të Ardhmen me 5.251 vota kundrejt 4.178 votave të Aleancës për Qytetarin.
Në Lezhë ka përfunduar procesi i numërimit dhe ka fituar Aleanca për Qytetarin me 4.933 vota kundrejt 4.631 të Aleancës për të Ardhmen.
VETËM 400 VOTA NDAJNË RAMËN NGA BASHA
19:30 – Vazhdon të mbetet e vogël diferenca mes dy kandidatëve të garës për Tiranën. Numërohen 87 kuti: Edi Rama ka marrë 22.994 vota ndërsa Lulzim Basha 22.570.
19:25 – Edi Rama vazhdon të kryesojë por me një diferencë gjithnjë e më të ngushtë votash në krahasim me Bashën. Kur janë numëruar tashmë 83 kuti, në favor të Ramës rezultojnë 22.429 vota ndërsa në favor të Bashës 21.964.
24 ORE PAS PËRFUNDIMIT TË ZGJEDHJEVE, NUMËRIMI TEPËR I NGADALTË
19:00 – Njëzetekatër orë pas përfundimit zyrtar të zgjedhjeve, procesi i numërimit vijon me shumë ngadalësi. Në Tiranë Edi Rama është në avantazh ndaj kandidatit të PD, Lulzim Basha. PS e koalicioni “Aleanca për të Ardhmen” fiton Gjirokastrën e Sarandën, kryeson edhe në Berat, Vlorë, Fier, Elbasan, Durres, Fier, Korcë. PD e Aleanca për Qytetarin kryeson në 3 qytete Shkodër, Kukës e Lezhë. PS fiton dhe në Himarë kundër Bollanos. Në total, mes bashkive që kanë mbyllur numerimin PS deri më tash është fituese në Gjirokaster, Permet, Himare, Tepelene, Rreshen, Erseke, Polican, Rubik, Sarande, Has, Ksamil. Ndersa PD në Peqin, Delvine, Puke, Rrogozhinë (ku ka fituar kandidati i PDIU-së) dhe në Bajram Curri.
SHPËRBËHET LSI, VETËM NJË KANDIDAT NDËR GJASHTË KA SHPRESA TË FITOJË
18:40 – Lëvizja Socialiste për Integrim ka humbur pothuajse në të gjitha qytetet kryesore ku ka paraqitur kandidatët e vet në marrëveshje me PD-në: kandidatët e LSI-së për “Aleancën e Qytetarëve” në Gjirokastër, e Lushnjë ku numërimi ka përfunduar, kandidatët e LSI-së kanë humbur thellë ndaj kundërshtarëve, ndërsa në Pogradec, Lushnjë, Përmet e Elbasan, ndonëse numërimi nuk ka përfunduar, po shkojnë drejt humbjes ashtu si edhe në të vetmen njësi bashkiake të Tiranës ku kandidonte e reja Erisa Xhixho. Kandidati I LSI-së në Lezhë është i vetmi që kryeson përballë kundërshtarit të vet rozë.
KAVAJA PËR HERË TË PARË SOCIALISTE?
18:20 – Në Kavajë janë numëruar 10 kuti nga 30. Aleanca për të Ardhmen kryeson me 2.034 vota kundrejt 1.704 votave të Aleancës për Qytetarin. Kavaja është një nga bastionet e Partisë Demokratike.
KQZ PËRDITËSON SHIFRAT, TIRANA DHE DURRËSI ME DIFERENCË TË VOGËL; VLORA DHE FIERI ROZË
18:15 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka perditesuar te dhenat e disa prej qendrave kryesore:deri ne oren 17.45 ndarja e votës mes dy kandidateve per Tiranën është Lulzim Basha – 17.483, Edi Rama – 18.199. Vlorë: Kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Ardian Kollozi – 4.931, Kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Shpëtim Gjika – 6.043; Fier Kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Baftjar Zeqaj – 6.022, Kandidati i “Aleanca për të Qytetarin”, Ilir Bele – 4.302, Korçë: Kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Niko Peleshi – 4.980, Kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Andrea Mano – 3.924; Durres: Kandidati i koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”,Vangjush Dako 1.941 , Kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Ferdinand Xhaferraj 1.801
KAMËZ, KRYESON KANDIDATI MZIU, I AKUZUAR PËR NGACMIME SEKSUALE NDAJ NJË PUNONJËSEJE TË BASHKISË
18.10 – Kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Xhelal Mziu, kryebashkaik i Kamzës në katër vitet e fundit, i akuzuar para disa ditesh publikisht nga nje punonjese e bashkise Kamez per ngacmime seksuale kryeson me 4.247 vota ndaj kandidatit te koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, Rakip Suli 3.782
SUBASHI: NUMERIMI NE TIRANE DUHEJ TE KISHTE MBARUAR NE 17.00
18:05 – Dëshira Subashi, nënkryetare e KQZ: “Numërimi i votave në Tiranë po shkon ngadalë. Duhet të kish mbaruar në orën 17:00, por deri tani ende nuk kemi numrin real të qendrave të numëruara”. Subashi shtoi se “Mediat nuk mund të pengohen të ndjekin numërimin e votave, e parashikon ligji” duke iu përgjigjur ankesave të gazetarëve që janë penguar të ndjekin procesin në disa Qendra të Numërimit të Votave.
BUMCI I KUNDERPERGJIGJET KODHJELIT
17:55 – Aldo Bumçi deklaron të kundërtën e asaj çka thotë Mimi Kodheli: “Jemi optimistë për trendin që ka numërimi i votave”.
KODHELI I KUNDERPERGJIGJET TOPALLIT
17:50 – Mimi Kodheli i kundërpërgjigjet deklaratës së Topallit: “Kush duhet të pranojë rezultatin? Ne që po fitojmë apo ju që po humbni?”. “Jemi të sigurt për fitoren”.
NË ELBASAN VAZHDON TË KRYESOJË KOALICIONI I MAJTË
17:35 – Në bashkinë e Elbasanit, kandidati i PS-sëdhe kryebashkiaku i tanishëm Qazim Sejdini ruan diferencën me 7.044 vota kundrejt 4.738 të Durim Hushit të PD-së.
BALLSHI ROZE, FITON ALEANCA PËR TË ARDHMEN
17:35 – Përfundon numërimi edhe në Ballsh që i shkon “Aleancës për të Ardhmen” me 2.316 vota kundrejt 2.136 të “Aleancës për Qytetarin”
TIRANË: VOTAT NUMËROHEN NGADALE, VEÇ 70 KUTI NGA 485
17:30 – Në Tiranë janë numëruar 70 kuti nga 485. Edi Rama vazhdon të kryesojë me 18.199 vota kundrejt 17.483 për Lulzim Bashën.
KOMENTE ZGJEDHORE
17.20 Në pritje të rezultateve dhe surprizave që mund të lindin, forumet online të shqiptarëve jashtë Shqipërisë ndjekin dhe komentojne lajmet qe mberrijne nga Shqiperia. Lajmi me i komentuar eshte humbja e Bollanos ne Himare per te cilin duket se shqiptaret jashte Shqiperise kane nje alergji te veçante.Ndërkohë, një batutë ka filluar të qarkullojë në forumet online “Urime Berishës për fitoren në Fejsbuk.” duke iu referuar nje deklarate te kryeministrit i cili kishte percaktuar fansat e Bashes ne Facebook si tregues te votave qe do te pasonin.
ELBASAN: THELLOHET EDHE ME FITORJA E SEJDINIT, PS
17:20– Në bashkinë e Elbasanit janë numëruar 23 nga 96 kutitë e votimit. Kandidati i PS-së dhe kryebashkiaku i tanishëm Qazim Sejdini thellon diferencën me 6.494 vota kundrejt 4.337 të Durim Hushit të PD-së.
EMANCIPIMI NIS NGA NGA BURRELI: ADELINA FARICI E PARA GRUA KRYETARE BASHKIE NË SHQIPËRI
17:15– Adelina Farici do të jetë kryetarja e parë e një Bashkie në Shqipëri. Është e PS-së dhe ka fituar në Burrel me 3.658 vota kundrejt 3.119 të marra nga kandidati i PD-së.
GJIROKASTER: FITON PS
17:10 – Në Gjirokastër fiton kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Flamur Bime. Në përfundim të numërimit të votave, Flamur Bime përfaqësues i “Aleancës për të Ardhmen”, ka fituar 6.479 vota ndërsa kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Genc Sinojmeri ka fituar 4.927 vota. Diferenca prej gati 1.500 votash është rikonfrimim i Bimës nga elektorati për mandatin e tij të tretë në krye të bashkisë së Gjirokastrës.
TOPALLI: NE RRAFSH KOMBETAR JEMI TE PARET
17:00 – Deklaratë për shtyp e Jozefina Topallit: “Në rrafsh kombëtar, Aleanca për Qytetarin kryeson në zgjedhje”.“Ftoj Ramën të njohë rezultatin”. Këto deklaroi Kryetarja e Parlamentit pasi përgëzoi votuesit dhe komisionerët për mbarëvajtjen e deritanishme të procesit.
TIRANE: NGUSHTOHET DIFERENCA MES RAMES DHE BASHES
16:52 – Në Tiranë vazhdon të ngushtohet diferenca mes dy kandidatëve kryesorë. Edi Rama i PS-së kryeson me 16.919 vota, Lulzim Basha i PD-së ka 16.584 vota ndërsa Milloshi ka marrë 186 vota. Janë numëruar 65 nga 485 kuti.
DIVJAKE: PS KRYESON
16:50 – Në Divjakë janë hapur 12 ndër 15 kutitë dhe kandidati i PS-së kryeson me vetëm dy vota. 2.299 kundrejt 2.297 të kandidatit të PD-së.
TIRANE: BASHA I AFROHET RAMES
16:40 – Ngushtohet rezultati në Tiranë: 16.593 vota për Edi Ramën dhe 15.729 për Lulzim Bashën.
KQZ: JA REZULTATET DERI NE OREN 16:00
16:30 – Rezultatet e botuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në disa nga baskitë më të rëndësishme të vendit, deri në orën 16:00:
Bashkia Tiranë
Kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha – 14754, 47.87 %
Kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Edi Rama – 15708, 51.55%
Bashkia Vlorë
Kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Ardian Kollozi – 4284, 44.63%
Kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Shpëtim Gjika – 5335, 55.37%
Bashkia Berat
Kandidati i “Aleanca për të Ardhmen”, Fadil Nasufi – 696, 50.51%
Kandidati i “Aleanca për Qytetarin”, Ilir Decolli – 682, 49.49 %
Bashkia Fier
Kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Baftjar Zeqaj – 5723, 58.73%
Kandidati i “Aleanca për të Qytetarin”, Ilir Bele – 4021, 41.27%
Bashkia Korçë
Kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Niko Peleshi – 3723, 55.88%
Kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Andrea Mano – 2927, 44.02 %
Bashkia Gjirokastër
Kandidati i koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, Flamur Bime – 4631, 55.21%
Kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Genci Sinoimeri – 3660, 42.77%
Bashkia Elbasan
Kandidati i koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, Qazim Sejdini -5732, 60.25%
Kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Durim Hushi – 3782, 39.75%
Bashkia Durrës
Kandidati i koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, angjush Dako 1653, 51.88%
Kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Ferdinand Xhaferraj 1533, 48.12%
PDIU: PO NA CENOHET VOTA
16:05 – Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet përshëndeti sot me anë të një deklarate për shtyp atmosferën në të cilën u zhvilluan zgjedhjet gjatë ditës së djeshme dhe denoncoi cënimin e votës në Elbasan, Vlorë dhe Berat.
Sipas drejtorit të Marrëdhënieve me Publikun në PDIU-së, Ardit Bido, “deri më tani, PDIU ka arritur rezultate pozitive në të gjithë vendin. Është konfirmuar fitorja e kandidatit të PDIU në Bashkinë Rrogozhinë, Ndriçim Dushku. Ne Bashkinë Delvinë, PDIU është shpallur forcë e parë politike, ndërsa deri tani është forcë e dytë politike në bashkitë Peqin, Rrëshen dhe Bajram Curri”.
Ndërkohë, Partia per Drejtësi, Integrim dhe Unitet, gjatë procesit të numërimit të votave ka vërejtur se po cënohet vota e saj në qarqet Elbasan, Vlorë dhe Berat.
“PDIU do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore për të denoncuar këto parregullsi, ndërkohë që bën u thirrje forcave politike te administrojnë procesin e numërimit sipas standardeve dhe frymës së votimit të qytetarëve shqiptarë”, përfundoi deklaratën e tij Bido.
TIRANE: EDI RAMA KRYESON ME RRETH 1000 VOTA
16:00– Edi Rama vazhdon të kryesojë me 15.708 vota kundrejt 14.754 të Lulzim Bashës. Edhe pse diferenca mbetet e madhe, kandidati i PD-së është afruar disi, duke e zbritur diferencën që i ndan kandidatët nën 1.000 vota.
ELBASAN: SEJDIU, PS, NE EPERSI TE THELLE
15:50– Në bashkinë e Elbasanit janë numëruar 20 nga 96 kutitë e votimit. Kandidati i PS-së dhe kryebashkiaku i tanishëm Qazim Sejdini kryeson me 5.440 vota kundrejt 3.630 të Durim Hushit të PD-së.
GRAMSH, FITON PS, EDHE NE GJIROKASTER PD DREJT HUMBJES
15:50– Në Gramsh fitoi kandidati i PS me 3.274 vota kundrejt 1.924 të kandidatëve të PD-së.
Në bashkinë e Gjirokastrës kryeson kryetari aktual i bashkisë dhe njëkohësisht kandidati i “Aleancës për të Ardhmen” Flamur Bime me 4.912 vota kundrejt kandidatit të “aleancës për qytetarin” Genci Sinoymeri i cili ka marrë 3.817 vota. Janë numëruar 22 kuti ndër 27 që janë gjithsej.
DURRES: VETM 7 KUTI TE NUMERUARA
15:40– Në bashkinë e Durrësit janë numëruar vetëm 7 kuti. Kryeson Dako, kandidati i PS-së.
Në dy kutitë e para të numëruara për Bashkinë Durrës rezulton në avantazh të lehtë kandidati i Partisë Socialiste, Vangjush Dako me 1.653 vota përkundrejt 1.533 vota për Ferdinand Xhaferri.
KOMUNAT E VOGLA MBYLLIN NUMERIMIN
15:15 – KZAZ nr. 17 në Librazhd thotë se “tashmë ka përfunduar numërimi i votave në komunën Qendër, ku në përfundim të numërimit ka rezultuar se kandidati për kryetar komune i zgjedhur nga ‘Aleanca e të ardhmes’, Enver Shkurti, ka marrë 2.300 vota, ndërsa kandidati për kryetar komune, i zgjedhur nga ‘Aleanca e qytetarit’, Firduz Kurti, ka marrë 2.000 vota”.
Ka përfunduar edhe në KZAZ nr. 26 në Tepelenë, numërimi i votave për bashkinë e Memaliajt.
Kandidati i koalicionit “Aleanca për të ardhmen”, Lulëzim Meçi, ka marrë 1.199 vota kundrejt 974 vota që ka marrë kandidatja e koalicionit “Aleanca për qytetarin”, Hatixhe Qëndra.
Në bashkinë e Memaliajt ishin thirrur për të votuar për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë 4500 votues, nga të cilët morën pjesë në votime rreth 50 për qind e tyre.
Në Komisionin Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve nr. 30, Korçë, grupet e numërimit kanë përfunduar numërimin e votave për komunën e Pojanit.
“Në komunën e Pojanit ka fituar kandidati për kryetar komune i “Aleancës për Qytetarin”, Alfred Berberi, me 293 vota më shumë se kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Vasillaq Çinoku”, konfirmohet nga Komisioni.
Ndërkohë, në KZAZ nr. 29 grupet e numërimit kanë nisur numërimin e votave për komunën e Libonikut dhe më pas do të vazhdojë numërimi për komunat Pirg, Vreshtas dhe Liqenas.
KODHELI, PS: KEMI EPERSI
15:00 – Deklaratë për media e zëdhënëses së PS-së fushatës Mimi Kodheli
Sipas Kodhelit, “të dhënat paraprake për Bashkinë e Kavajës flasin për një epërsi të kandidatit tonë. Deri në këto momente janë numëruar 2 qendrat e para të votimit, ku kandidati ynë Elvis Rroshi ka fituar 70% të votave përkundrejt 30% të votave të kandidatit tjetër”.
Gjithashtu, ka përfunduar me fitore gara në Përmet, Ballsh dhe Polican.
gjithnjë sipas zëdhënëses, “drejt rrugës së fitores janë edhe kandidatët tanë në Korçë, ku janë numëruar 15 qendra votimi, në Pogradec, ku tashmë janë numëruar 7 qendra votimi, si dhe në Patos, Rrëshen, Bulqizë dhe Fushë Krujë ku procesi i numërimit ende vazhdon”.
KQZ PERDITESON TE DHENAT
15:00 – Rezultatet e fundit të KQZ-së:
Në bashkinë e Beratit kandidati i “Aleancës për të Ardhmen” Nasufi kryeson kundrejt rivalit të tij të djathtë.
Ndërkohë në bashkinë e Fierit kandidati “Aleanca për të Ardhmen” Baftjar Zeqaj ka marrë 5043 vota kundrejt rivalit të tij Ilir Bele i cili ka marrë 3505 vota.
Edhe në bashkinë e Lushnjës kandidati i koalicionit “aleanca për të ardhmen” Fatos Tushe kryeson me 1849 vota kundrejt kandidatit “aleanca për qytetarin” Sanxhaku i cili ka marrë 1344 vota.
Në bashkinë e Pogradecit deri më tani kryeson kandidati I “aleancës për të ardhmen” Artan Shkëmbi I cili ka marrë 2075 kundrejt kandidatit të “aleancës për qytetarin” Luan Topçiu.
Ndërsa në bashkinë e Kukësit kryeson kandidati I “aleancës për qytetarin” Hasan Halilaj me 3299 vota kundrejt kandidatit të majtë Alfred Cengu i cili ka marrë 1949 vota.
Një surprizë është Kruma ku kandidati I “aleancës për të ardhmen” kryeson me 1619 vota kundrejt rivalit të tij Bardhyl Peka i cili ka marrë 1239 vota.
Ndërkohë në bashkinë e gjashtë më të madhe në vend atë të Kamzës deri më tani kryeson kandidati i “Aleancës për Qytetarin” Xhelal Mziu me 3228 vota kundrejt rivalit të tij të majtë Rakip Suli i cili ka marrë 3076 vota.
Ndërsa në bashkinë e Gjirokastrës kryeson kryetari aktual i bashkisë dhe njëkohësisht kandidati i “aleancës për të ardhmen” Flamur Bime me 3137 vota kundrejt kandidatit të “aleancës për qytetarin” Genci Sinoymeri i cili ka marrë 2528 vota.
15:00 – Deklaratë për mediat e Edi Ramës
Para së gjithash falënderon komisionarët dhe këshillon numëruesit të rezistojnë deri në numërimin e votës së fundit.
“Ne i kemi fituar zgjedhjet” deklaron Rama. Lista e fitoreve për PS-në po zgjatet por Rama veçon fitoren e një gruaje në Burrel. “Por edhe rezultatet që vijnë nga mbarë Shqipëria janë entuziazmuese, dhe do të ketë disa surpriza të bukura nga qytete të mëdha”.
“Apeli për çdo progresist e socialist është të rrimë zgjuar deri në votën e fundit” përfundoi ai.
Ndërkaq, Rama vazhdon të kryesojë në Tiranë me mbi 14.000 vota kundrejt 12.000 të Bashës.
Ora 14:30 – Rezultatet e fundit e botuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në disa bashki të vendit, deri në ora 13:30 janë si më poshtë vijon:
Bashkia Tiranë
Kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha – 45.8%
Kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Edi Rama – 53.62%
Bashkia Vlorë
Kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Ardian Kollozi – 43.47%
Kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Shpëtim Gjika – 56.53%
Bashkia Berat
Kandidati i “Aleanca për të Ardhmen”, Fadil Nasufi – 50.51%
Kandidati i “Aleanca për Qytetarin”, Ilir Decolli – 49.49%
Bashkia Fier
Kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Baftjar Zeqaj – 58%
Kandidati i “Aleanca për të Qytetarin”, Ilir Bele – 41%
Bashkia Korçë
Kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Niko Peleshi – 56.31%
Kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Andrea Mano – 43.69%
Bashkia Lezhë
Kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Viktor Tushaj – 49.98%
Kandidati i koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, Gjok Jaku – 50.02%
Bashkia Gjirokastër
Kandidati i koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, Flamur Bime – 54.11 %
Kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Genci Sinoimeri – 43.61 %
Bashkia Elbasan
Kandidati i koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, Qazim Sejdini -59.9%
Kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Durim Hushi – 40.01 %
Bashkia Pogradec
Kandidati i koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, Artan Shkëmbi – 58.25%
Kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Luan Topçiu – 41.75%
Bashkia Bajram Curri shpallet fitues kandidati i PD-së, Agron Demushi me 2110 vota.
Ora 14: 20 – Në Ersekë fitoi kandidati i PS-së Ali Llaku me 1.546 vota, ndaj 1.332 votave të kandidatit të PD-së.
Në Berat, përfundoi numërimi në komunën Otllak ku fitoi kandidati i PS-së me 12 vota më shumë se i PD-së.
Në Urën Vajgurore ka fituar me 12 vota më shumë kandidati i PS-së, Syrja Ormenaj.
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Rrëshenit. Fitues rezulton kandidati i Aleancës për të Ardhmen, Ndue Kola me 3.214 vota kundrejt Gjon Dedës së Aleancës për Qytetarin me 2.416 vota.
Në Tepelenë ka fituar kandidati i PS-së, Tërmet Teci me 1741 vota, ndaj Reshat Zike të LZHK-së me 1.188 dhe atij të PD që mori 750 vota.
Ora 14:00 – Në Komisionin Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve nr. 29, Korçë, grupet e numërimit kanë përfunduar numërimin e votave për komunat Bulgarec dhe Drenovë, ku janë shpallur fitues kandidatët e koalicionit të djathtë.
Në komunën e Bulgarecit ka fituar kandidati për kryetar komune i “Aleancës për Qytetarin”, Artur Lisi, me 1.700 vota më shumë se kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Ilir Dule.
Po kështu, grupet e numërimit në këtë KZAZ kanë përfunduar numërimin e votave edhe për komunën Drenovë, ku ka fituar kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Flamur Sala, me 77 vota më shumë se kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Hekuran Pupa.
Në KZAZ nr. 29, grupet e numërimit kanë nisur numërimin e votave për bashkinë e Maliqit dhe më pas do të vazhdojë numërimi për komunat Voskop, Voskopojë, Dvoran, Vithkuq, Gorë dhe Moglicë.
Ora 14:00 – Rama vazhdon të kryesojë e të thellojë diferencën me Bashën: Rama 11.996 vota kundrejt 10.281 të Bashës.
Ora 13:50 – Përfundon procesi i numërimit në Rubik, Rrëshen e Tepelenë. Në të tria bashkitë fiton kandidati i Aleancës për të Ardhmen i kryesuar nga PS.
Në bashkinë e Himarës ka përfunduar procesi i numërimit të votave, ku rezulton fitues kandidati i koalicionit “Aleanca për të ardhmen”, Gjergji Goro. Sipas KZAZ-së nr. 63, kandidati socialist ka fituar me një diference prej 95 votash më shumë se rivali i tij më i afërt, Vasil Bollano, kryetar aktual i Bashkisë së Himarës, i rikandiduar nga PBDNJ.
Edhe fituesi për bashkinë e Përmetit është kandidati i koalicionit “Aleanca për të ardhmen”, Gilberto Jaçe, që ka fituar 2.150 vota kundrejt 1.811 vota të kandidatit Kujtim Hoxha, i “Aleancës për qytetarin”, i propozuar nga LSI.
Në bashkinë e Delevinës, përfaqësuesi i ‘Aleancës për qytetarin”, Dhurim Alinani, rikonfirmohet serish kryetar bashkie. Sipas KZAZ-së nr. 64, kandidati i se djathtës Dhurim Alinani ka marrë 2.214 vota, ndërsa Dashamir Hado i “Aleancës për të Ardhmen”, 2.114 vota. Ky është mandati i dytë i Alinanit në krye të bashkisë së Delvinës.
Në Bashkinë e Peqinit, rezulton fitues kryetari aktual i Bashkisë, Ilir Rrushi, kandidat i “Aleancës për qytetarin”.
Sipas KZAZ-së nr. 16 në Peqin, rezulton se kandidati i koalicionit “Aleanca për qytetarin”, Ilir Rrushi, ka marrë 2.607 vota, ndërsa Naim Teqja i “Aleanca për të ardhmen” 904 vota.