Shqiptarët e kompensimet e integrimet e të ardhurave
Duke qenë se shqiptarët janë të punësuar në sektorët më të goditur nga kriza, janë mes atyre që duke qenë se mbeten (përkohësisht) pa punë gëzojnë më shumë se të tjerët ndihmat për integrimin e zakonshëm apo të jashtëzakonshëm të rrogës. Kështu gjatë vitit 2014 kanë përfituar integrim të ardhurash për pezullim apo reduktim të punës 1.134.799 punonjës, nga këta, 95.741 ishin jokomunitarë e nga këta të fundit 23.987 shqiptarë. Pra edhe pse shqiptarët përbëjnë 14% të krahut të punës jokomunitar, kanë përfituar 25% të këtyre ndihmave. Ndërsa kanë marrë kompensim për papunësinë (ASPi) 54.662 shqiptarë, 15% e të gjithë përfituesve jokomunitarë.