in

Stiffoni (Lega): “T’u mbyllim dyert shqiptarëve e boshnjakëve”

Komenti i senatorit legist mbi vendimin Parlamentit evropian për heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën: “Menjëherë moratorium mbi shqiptarët e boshnjakët”

Romë 11 shtator 2010 – “Një tjetër mbrapshti e Parlamentit Europian: t’u njohë lirinë e qarkullimit në zonën Shengen shqiptarëve dhe boshnjakëve. Qeveria jonë duhet të jetë gati për një moratorium disavjeçar, në mënyrë që të mos kemi, si dhuratë për Krishtlindje, një pushtim të pakontrolluar romësh e personash të tjerë të padëshirueshëm për sigurinë tonë”.

Me këto fjalë senatori i Legës në komisionin Shengen, Piergiorgio Stiffoni, stigmatizon ç’është vendosur nga Parlamenti Europian lidhur me liberalizimin e vizave për shqiptarët dhe boshnjakët.
“Me sa duket, ç’ndodhi me Rumaninë, nuk na është bërë mësim! Lega – përfundon Stiffoni – do të kërkojë një moratorium të menjëhershëm”.

Si mendoni se do të shkojë? Do t’ia arrijnë legistët të detyrojnë qeverinë italiane të ngrejë moratorium për shqiptarët e boshnjakët? Pas gjithë “ndërhyrjeve” të ministrit të Jashtëm Frattini në favor të këtij vendimi të PE-së?

Lini komentin tuaj këtu poshtë

Kledi Kadiu në turne me “Non Solo Bolero”

Nga Shqipëria në Itali: me apo pa vizë?