Greqia vazhdon të nxjerrë pengesa në kalimin e shtetasve shqiptarë në tokën helene. Autoritetet greke kanë bllokuar sot 14 shqiptarë në aeroportin e Athinës.
Sipas mediave shqiptare, shkak për bllokimin e shqiptarëve janë bërë sërish emërtimet e toponimeve në pasaportat e tyre.
Nga fillimi i vitit, autoritetet kufitare greke kanë kthyer dhjetëra familje shqiptarësh, për shkak se vendlindja e tyre në Greqi është shkruar në shqip e jo në anglisht, siç kërkojnë rregullat ndërkombëtare.
Lexo edhe: Sërish probleme me pasaportat biometrike të emigrantëve në Greqi