in

Si të vish në Itali për kurse apo stazhe profesionale

Qeveria ka autorizuar së fundi 10 mijë hyrje për të huajt që duan të marrin një profesion në Itali, praktikisht për të ndjekur kurse formimi profesional apo stazhe formimi dhe orientimi. Kufiri maksimal i vizave të hyrjeve është përcaktuar nga një dekret fluksesh në miniaturë i miratuar më 12 korrik nga ministria e Punës dhe e Politikave Sociale dhe i botuar më 15 shtator në Gazetën Zyrtare.

Para vitit 2004, hyrja për studim dhe trajnim profesional nuk i nënshtrohej sistemit të  kuotave. Thjesht mjaftonte regjistrimi në një shkollë publike ose të njohur rregullisht, në një kurs të trajnimit dhe të paraqitej një kërkesë në Konsullatën italiane për të marrë vizën. Një procedurë e ngjashme ishte planifikuar për të kryer stazhe në kompanitë e vendosura në territorin italian.

Pas ndryshimeve të bëra në këtë fushë,  sipas ligjit “Bossi-Fini” të vitit nxjerrë në vitin 2002 dhe operativ që në vitin 2004, vizat për studim dhe trajnim profesional mund të lëshohen vetëm në bazë të kuotave të dhëna çdo vit nga Ministria e Punës dhe ajo e Punëve të Jashtme dhe vetëm në prani të  kushteve të caktuara.

Dhjetë mijë ardhje për të marrë një profesion në Itali

Qëllon gjashtë herë dhe vret hajdutin që gjen në shtëpi, Apeli e nxjerr të pafajshëm