in

I ftohti polar përfshin mbarë Shqipërinë

Korçë. Temperatura shkon në -17 gradë Celsius
Rajoni juglindor i vendit edhe sot është përfshirë nga reshjet e dëborës, të cilat vazhdojnë prej ditës së djeshme të shoqëruara me temperatura të ulta, që sipas shërbimit meteorologjik shkojnë nga -3 deri në -17. Kjo ka bërë që jeta e banorëve të këtij rajoni të ketë vështirësi në normalitetin e lëvizjes, në furnizimin me ujë dhe energji elektrike, si dhe për mbarëvajtjen e mësimdhënies në shkolla.      

Reshjet e dëborës dhe akulli kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve në qafat e maleve. Në qarkun e Korçës aksi rrugor Kapshticë-Korçë, Boboshticë-Dardhë, Korçë-Voskopojë janë të kalueshëm me zinxhirë, ndërsa aksi Korçë-Qafë Thanë është i kalueshëm pa zinxhirë.

Burime nga Drejtoria e Qarkullimit Rrugor bënë të ditur se, “është forcuar kontrollin për zbatimin e rregullave të qarkullimit duke udhëzuar shoferët për pajisjen e automjeteve me zinxhir dhe lëvizjen me shpejtësi minimale”.

Probleme ka në zonat e thella malore si në Devoll dhe Kolonjë ku një pjesë e ujësjellësve të fshatit nuk funksionojnë për shkak të ngricës, ndërsa vështirësi në rrjetin e brendshëm të furnizimit me ujë ka dhe në qytetin e Bilishtit, atë të Ersekës dhe të Maliqit. Ndërsa në Pogradec nga nata e mbrëmshme një pjese e qytetit është pa energji elektrike për shkak të defekteve në linjë.

Drejtoria rajonale arsimore për të shmangur pasojat në shëndetin e fëmijëve duke filluar prej ditës së sotme ka pezulluar mësimdhënien në të gjitha shkollat e rajonit deri në një urdhër të dytë.

Leggende metropolitane o segnali criptati?

Kosovë, temperaturat arrijnë deri në -22 gradë celsius