in

Si të vish në Itali për kurse apo stazhe profesionale


Hyrje për të ndjekur praktika (stazhe) në ndërmarrje private (neni 27 paragrafi 1 germa f, i dekretit legjislativ 286/98)

Është e lejuar hyrja e shtetasve jo komunitarë  të cilët, me kërkesën e një kompanie italiane me seli ligjore ose me veprimtari në Itali, do të kryejë një periudhë të caktuar trajnimi dhe përgatitjeje profesionale, i ashtuquajtur stazh.
Legjislacioni kombëtar dhe rajonal, në lidhje me trajnim në punë dhe orientimin profesional,  zbatohet edhe për shtetasit jo komunitarë me banim jashtë vendit, me disa përjashtime të vendosura nga Dekreti i  Ministrisë së Punës dhe Politikave Sociale i datës 22 mars 2006.
Modularët e përdorur janë ato bashkangjitur me dekretin e përmendur, por është e këshillueshme  të kontaktoni drejtpërdrejtë zyrën rajonale përkatëse. Kjo sepse, në kuadrin e autonomisë që u është njohur Rajoneve, modularët mund të përmbajnë ndryshime në krahasim me ata të  paraqitur në Dekretin e Ministrisë së Punës.

Dhjetë mijë ardhje për të marrë një profesion në Itali

Qëllon gjashtë herë dhe vret hajdutin që gjen në shtëpi, Apeli e nxjerr të pafajshëm