in

Flukset 2022. Vetëm pak ditë akoma për paraqitjen e kërkesave

Mbyllet pas 3 ditësh dritarja e hapur me dekretin e flukseve për paraqitjen e kërkesave për të sjellë në Itali punonjës sezonalë, punonjës të varur e të pavarur dhe për konvertime lejeqëndrimesh

Romë, 14 mars 2022 –17 marsi është data e fundit e vlefshme për paraqitjen e kërkesave për të sjellë në Itali punonjës jokomunitarë me procedurën e parashikuar nga dekreti i flukseve.

Me dekretin e flukseve 2021/2022 (dekret i 21 dhjetorit 2021) janë vënë në dispozicion 69.700 kuota: 42 mijë për punonjës sezonalë, 20 mijë për punonjës të varur në sektorët e ndërtimit, turizmit dhe të autotransportit, 700 për punonjës të pavarur e 7 mijë për konvertime lejeqëndrimesh të ndryshme në lejeqëndrime për motive pune.

Të interesuarit mund të aplikojnë në në portalin e ministrisë së prendshme https://nullaostalavoro.dlci.interno.it përmes kodit identifikues SPID deri më 17 mars 2022 dhe kërkesat do të trajtohen në rendin kronologjik të paraqitjes.

Mbi të njëjtën temë lexo edhe:

“La macchina delle Immagini di Alfredo C.” i Roland Sejkos nga marsi në kinema

Dekreti i flukseve. Kërkesat për konvertimet e lejeve të qëndrimit deri më 30 shtator